☁️
Tiranë 15°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,438 ▲1.49%
DOW 45,790 ▲1.27%
NASDAQ 21,191 ▲1.9%
NAFTA 102.84 ▼0.04%
ARI 4,628 ▲1.55%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,180 ▼ -0.55% ETH $2,069 ▲ +0.3% XRP $1.3263 ▼ -1.46% SOL $81.6500 ▼ -3.12%
S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 % S&P 500 6,438 ▲1.49 % DOW 45,790 ▲1.27 % NASDAQ 21,191 ▲1.9 % NAFTA 102.84 ▼0.04 % ARI 4,628 ▲1.55 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Bota

Hiroshima shënon 70-vjetorin e sulmit me bombë

Banorët e qytetit japonez Hiroshima po përkujtojnë 70-vjetorin e bombës së parë atomike që është lëshuar ndonjëherë nga SHBA-të.

Në ceremoninë kryesore në parkun memorial në Hiroshima ka marrë pjesë edhe kryeministri Shinzo Abe, ndërsa mijëra fenerë janë lëshuar mbi lumin Motoyasu në këtë qytet.

Bomba në Hiroshima, dhe e dyta tre ditë më vonë në Nagasaki, solli edhe fundin e Luftës së Dytë Botërore, por shkaktoi vdekjen e së paku 140 mijë personave.

Kryeministri Abe bëri thirrje për një botë pa armë bërthamore, duke thënë se bomba në Hiroshima nuk shkaktoi vetëm vdekjen e mijëra vetave, por solli edhe vuajtje tek të mbijetuarit.

“Sot Hiroshima është ringjallur. Është bërë një qytet i kulturës dhe i prosperitetit. 70 vjet pas ngjarjes më duhet të ritheksoj nevojën për një botë në paqe, pa armë bërthamore”, u shpreh Abe.

Në ceremoni, përpos kryeministrit Abe dhe kryetarit të Bashkisë së Hiroshimës, Kazumi Matusi, ka marrë pjesë edhe ambasadorja amerikane në këtë shtet, Caroline Kennedy.

Më 6 gusht 1945, saktësisht në ora 08:10, bomba u lëshua mbi qytet, që mori jetën e 70 mijë vetëve, ndërsa mijëra të tjerë vdiqën nga lëndimet dhe rrezet radioaktive pas disa ditësh, javësh dhe muajsh.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.