Horoskopi

Horoskopi për datën 21 gusht 2014

horoskopiDashi

Keni një ndjesi jo të mirë që do t’ju zgjasë gjatë gjithë ditës. Bëni aktivitetet e preferuara dhe takoni miqtë tuaj më të mirë për të larguar këtë shije të hidhur. Gjithashtu, kushtojini rëndësi punës, pasi e keni lënë pas dore.

Demi

Dikush është duke ju menduar intensivisht dhe është duke kërkuar arsye të vlefshme për t’u riafruar me ju. Nëse ju intereson vërtet, përpiquni t’ia lehtësoni përpjekjet. Moment i favorshëm edhe për ndonjë investim. Ndërmerrni iniciativa.

Binjakët

Nervat tuaja janë aq të acaruara, sa nuk do të ishte çudi nëse do të kishit ndonjë shpërthim inati me ata që ju rrethojnë. Përpiquni ta shmangni këtë ndodhi të pakëndshme. Gjeni mënyrën e duhur për t’u qetësuar pa i sjellë ditës pasoja të rënda.

Gaforrja

Shëndeti juaj është jo i mirë, për këtë arsye duhet të tregoni më shumë kujdes për veten. Një mik që e kishit harruar do t’ju japë një lajm të mirë, i cili do t’ju gëzojë shumë. Shtrojini kurrizin punës dhe do të shpërbleheni për këtë.

Luani

Një incident jo i këndshëm, do t’ju bëjë të vini në dyshim sjelljen tuaj kundrejt të tjerëve. Mendohuni gjatë dhe krahasojeni konstatimin tuaj me atë të personave që ju njohin vërtet. Mund ta keni për shkak të stresit momental.

Virgjëresha

Do t’i ngjallni ndjenja të fuqishme një personi që keni pranë. Përse ta rezervoni veten kaq shumë pa një shkak të qëndrueshëm? Jepuni ndaj aventurave të reja dhe gjëra të bukura do t’ju ndodhin. Asgjë nuk është siç duket në të vërtetë.

Peshorja

Ndiqni instinktin. Pavarësisht se keni prirjen të dëgjoni më tepër arsyen, lëreni mënjanë. Jeta do t’ju vijë e papritur nëse kryeni veprime të papritura. A nuk është e mrekullueshme të ndiqni zërin brenda vetes?

Akrepi

Diçka po ju gërryen nga brenda? Gjejeni se çfarë është dhe gjejini zgjidhjen. Jo gjithçka mund të jetë aq e thellë dhe e pandreqshme sa duket. Jini realist me veten dhe kështu do të merrni sinqeritetin e munguar prej vetes e të tjerëve.

Shigjetari

Keni nevojë që të shpërqendroheni. Nëse mundeni kaloni kohë me njeriun e zemrës, pse jo edhe t’i bëni ndonjë surprizë… Përpiquni të punoni sa më shumë e mos harroni që fati ndihmon kokëfortët.

Bricjapi

Sot do të keni vështirësi në komunikimin me partnerin. Përballuni me sfidat drejtpërdrejt. Më së fundi një problem që ju shqetësonte prej kohësh, sot do të marrë zgjidhje.

Ujori

Mos kini frikë të përballeni me një problem të vjetër. Përpiquni të mos jeni polemikë dhe të jepni shpjegimet e duhura. Marsi mund t’ju krijojë ndonjë problem në çift. Mos u besoni menjëherë njerëzve të rinj që njihni.

Peshqit

Sot janë të favorizuara dashuritë me shikim të parë apo njohjet e reja. Perspektiva të mira në çështjet ekonomike për të lindurit e ditës së hënë dhe të enjte. Mos i dëgjoni fjalët që thonë për ju, por vazhdoni projektet tuaja pa u kushtëzuar nga askush.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button