Horoskopi për datën 5 gusht 2014
Sot gjithçka duhet ta bëni me maksimumin e qetësisë dhe mendojeni mirë atë se çfarë do të bëni më vonë. Marsi mund t’ju krijojë ndonjë problem. Ndaj bëni kujdes!
Demi
Dashuria nuk do t’ju sjellë humor të mirë: po rrezikoni shumë. Jini më pak xheloz dhe posesiv dhe më pas do të shihni se gjithçka do të zgjidhet lehtësisht.
Binjakët
Një person ju ndjek me zemër dhe po “copëtohet” për ju. Do të jetë tepër e vështirë që ai t’ju shprehet, nga ana tjetër as ju nuk do ta kuptoni. Mos shpenzoni shumë për gjëra të kota.
Gaforrja
Kujdesuni më shumë për partnerin tuaj dhe mos i merrni gjërat në sensin negativ. Miqtë do t’ju japin këshilla që në fund të fundit janë të drejta. Dëgjojini ata.
Luani
Makina dhe shpenzime të tjera po ju vënë në tension? Mos u shqetësoni, por mundohuni të gjeni ide të reja për të ardhmen. Kujdesuni për shëndetin më shumë.
Virgjëresha
Keqkuptimet mund t’jua prishin ditën. Ndaj është mirë që të mos flisni shumë sot, dhe për më tepër pa u menduar. Do t’i bëni gjërat e duhura në momentin e duhur.
Peshorja
Ditë jo e mirë, sidomos për të lindurit në ditën e shtunë dhe të mërkurë. Bëni kujdes që të mos luani shumë, pra gjithçka me masë. “Merruni” pak më shumë me njeriun e zemrës.
Akrepi
Nuk mund të dëshironi më të mirën në dashuri nëse keni lindur të enjten ose të shtunën. Beqarët mund të gjejnë ngushëllim në një dashuri të re. Tani po mendoni për një person që keni për zemër!
Shigjetari
Sot nuk do të ndiheni mirë. Mes stresit, mërzisë, miqve të padurueshëm dhe shumë shqetësimeve të tjera të përkohshme, do të donit që “bota të shuhej”.
Bricjapi
Dinamizëm, komunikim i zellshëm dhe shumë bukuri. Dëshiron të blesh gjëra të reja. Në mbrëmje, dashuria do të jetë drithëruese. Do t’ju shkojë gjithçka mirë edhe në çështjet ligjore.
Ujori
Përpiquni të studioni botën në të cilën mund të zgjidhni problemin që ju shqetëson. Me pak sakrificë dhe shumë këmbëngulje mund t’ia dilni mbanë.
Peshqit
Nëse bujaria juaj nuk vlerësohet, mos u mundoni shumë. Ndiqni rrugën tuaj dhe mos prisni mirënjohje. Kujtohuni dhe mos e humbni shpresën se kush bën mirë, gjen mirë herët a vonë.