Ekonomia

Hotelet, ka hapësira, por jo për 4 e 5 yje; Të synohet turizmi i konferencave

Ram Geci, sipërmarrësi dhe aksioneri i vetëm i Hotel Tirana International, e ka marrë tashmë dritën jeshile për të shtuar dhe për të zgjeruar kapacitetin e hotelit, duke ngritur një kullë mbi 40 kate pas hotelit ekzistues. Ai ka pohuar më parë për “Monitor” se Tirana ka ende hapësira për hotele me standarde. Duke iu referuar ecurisë së biznesit në Hotel Tirana, Geci pohon se ka kërkesë për të shtuar shërbimet e akomodimit me pesë yje. Ai pohon një trend në rritje për shërbime hoteliere të paktën që nga viti 2011, kur thotë se të ardhurat nga Hotel Tirana International kanë shënuar rritje vjetore me 5%.

Ai tha se, përveç akomodimit, Hotel Tirana është konkurruese me shërbimet e konferencave. Hapësirat e mëdha, kapacitetet dhe çmimet e ulëta e kanë bërë Hotel Tiranën ofruesen kryesore në këtë drejtim, – tha ai. Por Geci e sheh me perspektivë zhvillimin e industrisë së hotelerisë, ndaj në planet e tij të afërta është zgjerimi në këtë drejtim me shërbimet 5 yje po në Tiranë. Zhvillimet e tanishme dhe projeksionet tona mbi tregun na kanë sinjalizuar se investimet në këtë drejtim do të jenë efektive”, pohoi Geci. Ai tha se hyrja në treg e Plaza
Tirana nuk do të ndikojë të ardhurat në Hotel Tirana, pasi klientela është e ndryshme.

Fabian Qazimi, menaxher në Plaza Tirana, hoteli më i fundit në kryeqytet, i ndërtuar me standarde të larta, tha se tregu shqiptar është duke përjetuar rritje bindëse. Kjo ndikon shumë dhe në shumëllojshmërinë e klientëve, por dhe në dëshirën e tyre për të bërë biznes në kushte europiane. Kjo padyshim ka qenë një nga pikat e forta të studimit dhe The Plaza ishte përgjigjja për këtë zhvillim pozitiv të tregut tonë, tha ai.
Nuk mendojnë në të njëjtën mënyrë ndërtues dhe ekspertë të tjerë të turizmit. Arben Dervishi thotë se interesi për ndërtimin e hoteleve është jashtë Tirane, në zonat bregdetare, si rrjedhojë e shtimit të kërkesës nga turistët e huaj, sidomos ata polakë.

Ndërtuesi Hajredin Fratari shton se hoteleria është ezauruar në kryeqytet dhe hotelet e mëdha po e vuajnë mungesën e klientelës. Madje ai thotë se një ndërtim i ri te Hotel Tirana mund t’i prishë punë hotelit të parë. “Sot në Tiranë janë hotelet e vogla, ato që po ecin më mirë”, shton ai.
Zak Topuzi, kryetar i sektorit të hotelerisë në Shoqatën Shqiptare të Turizmit thotë se Tirana nuk ka më nevojë për hotele me 4-5*. Për më tepër, në rast se Shqipëria nuk kthehet në destinacion turistik, nuk ka treg. Sot, sipas tij, Tirana nuk ka produkte, prandaj s’ka turizëm.
Sipas ekspertëve, Italia, rreth 93% të shtretërve e ka proporcionalisht 34% – 29% – 30% hotele me 1/2/3*. Vetëm 7% janë hotele me 4-5*. Këtu tek ne ka ndodhur e kundërta, thotë Topuzi. “Katër hotelet më të mëdha në Tiranë janë me 4-5* dhe kanë rreth 1000 shtretër. Dhe fasho e hoteleve të vegjël me 20-30 dhoma janë përsëri me 3-4*. Pra konkurrojnë në të njëjtin treg”.

Në rezultante, Topuzi thotë se Tirana ka nevojë për hotele B&B (fjetje dhe mëngjes) që të mundësojnë akomodimin e turistëve. Ai paralajmëron se në rast se hotelet që do të ndërtohen në Tiranë, do të jenë përsëri të kategorisë me 5*, do të jetë një dështim.
Sot tregu është i çorientuar, pohon ai. Grupet turistike akomodohen në Durrës-Golem, pasi kanë çmime të ulura jashtë sezonit. Ndërsa hotelet me 4-5 yje po e ndiejnë mungesën e klientelës dhe kanë ulur çmimet. “Nëse kërkon në booking.com, hotelet me 5 yje japin oferta me çmime të hoteleve të vogla me 4-5 yje”.

Zak Topuzi

Tirana ka nevojë për hotele B&B që të mundësojnë akomodimin e turistëve. Ai paralajmëron se në rast se hotelet që do të ndërtohen në Tiranë, do të jenë përsëri të kategorisë me 5*, do të jetë një dështim.

 

monitor 778.inddModeli, nga turizmi i konferencave dhe hotelet B&B

Zak Topuzi, kryetar i sektorit të hotelerisë në Shoqatën Shqiptare të Turizmit, është i bindur se Tirana ka potencial për të zhvilluar turizmin e kongreseve. “Ka qenë kërkesë e industrisë që Tirana të ketë një Qendër Kongresesh, pra për të pasur mundësi tërheqjen e fondeve të mëdha për këto organizime.

Pallati i Kongreseve është një mundësi që me pak investime mund ta kryejë këtë funksion dhe sigurisht do të duhen një zinxhir hotelesh. Për një kryeqytet është aset të plotësosh standardet për këto lloj aktivitetesh.

Sigurisht duhet të vazhdohet paralelisht të ngresh produkte turistike, që Tiranën ta kthesh në një qytet me 365 ditë turizëm”. Ai sjell shembullin e Korçës, që ka krijuar një potencial turistik me llojshmëri produktesh, por ka mbetur prapa me standardet e mungesën e shtretërve të akomodimit, teksa ish-hotel Turizmi është në gjendje të mjerueshme.

Topuzi rekomandon që do të duhej një hotel me të paktën 150-200 shtretër cilësorë me 3* për të tërhequr grupet turistike nga vendi, por edhe rajoni.
Kryesisht në fundjavë, gjatë gjithë vitit, nuk gjen hotel.

monitor 778.inddUlja e TVSH-së së turizmit në 6% është një shans që industria të ketë çmime konkurruese.
Sipas të dhënave të INSTAT, vitin e kaluar, Shqipërinë e vizituan një rekord prej 4.5 milionë turistësh, ndërsa dhe të ardhurat nga turizmi arritën një rekord prej 1.5 miliardë eurosh, sipas Bankës së Shqipërisë. Është zgjatur dhe periudha që të huajt qëndrojnë në Shqipëri, nga 5.3 ditë-net qëndrimi në 6.3.

Sipas burimeve nga Ministria e Ekonomisë dhe Turizmit, Shqipëria sot ka një kapacitet prej 66-67 mijë shtretërish, ndërkohë që kërkesa arrin deri në 100 mijë.

Por, ekspertët e tregut janë të mendimit që Tirana nuk ka më nevojë për hotele të shtrenjta. Ata paralajmërojnë se investimet në hotelerinë e luksit do të kenë mbikapacitete dhe do të shtrembërojnë konkurrencën nëse Investimet e Huaja Direkte nuk ecin me të njëjtin ritëm. Ata pohojnë se, ekonomia shqiptare nuk po përjeton një bum investimesh në atë masë që të lulëzojnë hotelet që strehojnë menaxherët. Por vërehet se ka një kërkesë në rritje për grupet e turizmit.

 

monitor 778.indd

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button