☀️
Tiranë 18°C · Kthjellët 08 April 2026
S&P 500 6,765 ▲2.23%
DOW 47,727 ▲2.45%
NASDAQ 22,606 ▲2.67%
NAFTA 96.18 ▼14.85%
ARI 4,779 ▲2.01%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
₿ CRYPTO
BTC $71,233 ▲ +4.58% ETH $2,213 ▲ +6.51% XRP $1.3543 ▲ +4.2% SOL $83.1900 ▲ +5.57%
S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 % S&P 500 6,765 ▲2.23 % DOW 47,727 ▲2.45 % NASDAQ 22,606 ▲2.67 % NAFTA 96.18 ▼14.85 % ARI 4,779 ▲2.01 %
EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132 EUR/USD 1.1619 EUR/GBP 0.8725 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8456 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.3660 EUR/TRY 51.8303 EUR/JPY 185.10 EUR/CAD 1.6132
08 Apr 2026
Breaking
Kosova

Hoti: Besueshmëria e pasqyrave financiare tërheq investitorë dhe investime

Ministria e Financave e qeverisë së Kosovës zhvilloi sot tryezën me temë “Rëndësia dhe besueshmëria e Raportit financiar”, në të cilën morën pjesë ministri i Financave Avdullah Hoti, i cili theksoi se besueshmëria e pasqyrave financiare tërheq investitorë dhe investime në Kosovë.

“Ministria e Financave dhe qeveria do të angazhohen edhe më tutje në zhvillimin dhe ngritjen e profesionit dhe profesionistëve në fushën e kontabilitetit dhe auditimit, në mënyrë që kjo të rrisë besueshmërinë e pasqyrave financiare, si një ndër faktorët më të rëndësishëm për tërheqjen e investitorëve dhe investimeve nga jashtë në Kosovë”, tha ministri Hoti, i cili theksoi veçanërisht kontributin e dhënë nga Banka Botërore.

Përfaqësuesja e Bankës Botërore Kalina Sukarova, prezantoi reformimin e kërkesave për raportim financiar, ku sipas saj, është e rëndësishme që mangësitë rreth pajtueshmërisë me acquis të identifikohen dhe adresohen në mënyrën e duhur duke ndryshuar legjislacionin përkatës të raportimit financiar të korporatave.

“Ndryshimi i legjislacionit nuk do t’i zgjidhë sfidat vetvetiu. Legjislacioni duhet të zbatohet”, theksoi ajo në tryezën ku u arrit në konkluzion se është e nevojshme rritja e përmbushjes së kërkesave sipas ligjit.

Në tryezë morën pjesë edhe kryesuesi i Këshillit Kosovar për Raportim Financiar, Gem Maloku, përfaqësues nga Ministria e Zhvillimit Ekonomik, Ministria e Tregtisë dhe Industrisë, Banka Qendrore e Kosovës, të bankave komerciale, të shoqatave të kontabilistëve, të firmave të auditimit si dhe të bizneseve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.