☁️
Tiranë 11°C · Vranët 31 Tetor 2026
S&P 500 7,580 ▼1.82%
DOW 51,770 ▼1.09%
NASDAQ 25,437 ▼2.86%
NAFTA 102.95 ▲0.93%
ARI 3,885 ▼3.63%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
₿ CRYPTO
BTC $77,442 ▲ +0.44% ETH $2,247 ▲ +1.82% XRP $1.2564 ▲ +3.32% SOL $96.7500 ▲ +2.25%
S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 % S&P 500 7,580 ▼1.82 % DOW 51,770 ▼1.09 % NASDAQ 25,437 ▼2.86 % NAFTA 102.95 ▲0.93 % ARI 3,885 ▼3.63 %
EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585 EUR/USD 1.1166 EUR/GBP 0.8340 EUR/CHF 0.9205 EUR/ALL 90.8112 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5371 EUR/TRY 55.7526 EUR/JPY 175.84 EUR/CAD 1.5585
31 Tet 2026
Breaking
Kosova

Hoti e propozon për kryeministre, Bajrami thotë se synon postin e kryetares së LDK-së

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka paralajmëruar se do të garojë në zgjedhjet e ardhshme të brendshme të LDK-së, duke bërë të qartë se nuk do ta pranonte kandidaturën për kryeministre nëse partia do të udhëhiqej nga dikush tjetër.

Duke folur në emisionin “Rubikon” në Klan Kosova, të hënën Bajrami tha se, nëse situata në parti nuk ndryshon pozitivisht dhe gara do të jetë e hapur dhe fer, ajo do të jetë njëra prej kandidateve për drejtimin e LDK-së.

“Nuk do të pranoja që të isha kandidate e LDK-së për kryeministre në qoftë se partinë do ta udhëhiqte dikush tjetër”, deklaroi Bajrami.

Ajo tha se zhvillimet aktuale politike nuk duhet të lidhen drejtpërdrejt me zgjedhjet e brendshme të LDK-së, të cilat sipas planifikimeve pritet të mbahen në shtator ose nëntor të vitit 2027.

“Në qoftë se nuk ka ndryshime pozitive, në situatën në të cilën jemi, nëse ka garë fer dhe të hapur, unë do të jem njëra prej kandidateve”, tha Bajrami.

Po në të njëjtën ditë, ish-kryeministri dhe deputeti i LDK-së, Avdullah Hoti, ka thënë se angazhimi i tij politik është që Kujtim Shala të zgjidhet kryetar i ri i LDK-së, ndërsa Hykmete Bajrami të jetë bartëse e listës zgjedhore dhe kandidate për kryeministre.

“Dua ta them publikisht se si unë e mendoj lidershipin e ardhshëm të LDK-së, me të cilin ne do të përballemi suksesshëm në zgjedhjet e radhës. Duke zgjedhur një lidership, një kryetar të ri të LDK-së, i cili është Kujtim Shala”, ka deklaruar Hoti në “Debat Plus” në RTV Dukagjini.

Ai ka insistuar se Shala duhet ta drejtojë partinë, ndërsa Bajrami të marrë rolin kryesor në garën zgjedhore.

“Pra, Kujtim Shala të jetë kryetari i LDK-së. Angazhimi im, me gjithë kolegët, është që bartëse e listës dhe kandidatja jonë për kryeministre të jetë Hykmete Bajrami”, ka thënë Hoti.

Sipas tij, Shala dhe Bajrami janë dy figurat më kredibile rreth të cilave mund të bashkohet LDK-ja.

Deklarata e Bajramit, megjithatë, e vendos në pikëpyetje këtë skenar, pasi ajo ka bërë të qartë se nuk do ta pranonte rolin e kandidates për kryeministre nën drejtimin e një kryetari tjetër të partisë./Telegrafi.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.