☀️
Tiranë 20°C · Kthjellët 08 September 2026
S&P 500 7,719 ▼0.38%
DOW 53,414 ▼0.51%
NASDAQ 26,507 ▼0.29%
NAFTA 92.69 ▲1.32%
ARI 4,456 ▼0.45%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
₿ CRYPTO
BTC $79,074 ▼ -1.12% ETH $2,484 ▼ -0.9% XRP $1.3891 ▼ -2.26% SOL $103.6700 ▼ -2.19%
S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 92.69 ▲1.32 % ARI 4,456 ▼0.45 % S&P 500 7,719 ▼0.38 % DOW 53,414 ▼0.51 % NASDAQ 26,507 ▼0.29 % NAFTA 92.69 ▲1.32 % ARI 4,456 ▼0.45 %
EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063 EUR/USD 1.1613 EUR/GBP 0.8591 EUR/CHF 0.9406 EUR/ALL 92.1611 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3447 EUR/TRY 56.2809 EUR/JPY 181.39 EUR/CAD 1.6063
08 Sep 2026
Breaking
Kosova

Rrëfimi i nënës së dy djemve të përfshirë në incidentin me kapitenin e Njësive Speciale, Besart Ahmetin

Dy djemtë e një polici të Kosovës (njëri prej tyre i mitur) janë arrestuar të dielën, më 06.09.2026, pas një incidenti në të cilin ishte i përfshirë edhe kapiteni i Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, Besart Ahmeti.

Incidenti ka ndodhur në parkingun e një qendre tregtare.

Lidhur me rastin, Prokuroria e Prishtinës ka iniciuar rast të kanosjes ndaj Besart Ahmetit, ndërsa udhëheqësi i një togu të Njësisë Speciale është suspenduar pas dyshimeve për dhunë fizike ndaj njërit prej të arrestuarve lidhur me incidentin.

Hasene Aliu është nëna e dy djemve të arrestuar lidhur me incidentin e së dielës. Ajo është edhe bashkëshortja e një zyrtari policor.

Në një rrëfim për KALLXO, ajo ka dhënë versionin e saj për atë që ndodhi në parkingun e qendrës tregtare dhe më pas në stacionin policor në Graçanicë.

Ajo ka treguar se gjithçka kishte nisur kur djali i saj i madh, Adonisi, i kishte rënë borisë së veturës, i cili sipas saj ishte frikësuar se do e godasë vetura që ishte afër, e që doli të ishte e kapitenit të Njësisë Speciale, Besart Ahmetit.

Sipas rrëfimit të saj, Besart Ahmeti pasi kishte dëgjuar borinë e veturës kishte dalë nga vetura e tij dhe ishte vërsulur drejt dritares së veturës së tyre në pjesën e pasagjerit ku gjendej djali i vogël i familjes Aliu.

Hasene Aliu tregon se Besart Ahmeti i kishte futur duart brenda hapësirës së veturës dhe kishte sharë me fjalë të ndyra.

“Djali i vogël ke ngat, u afru ngat djalit, e djali i tha: ”Ngadalë o shoq, çka po hin në kerr, mos e prek kerrin, hiqu prej kerrit” – tha zonja Aliu, duke treguar se pas kësaj djali i saj doli nga vetura dhe filluan bërtimat dhe situata eskaloi me fyerje e sharje.

Tutje, ajo tregoi se Besart Ahmeti kishte fotografuar veturën e familjes Aliu dhe një nga djemtë e saj ia kishte goditur telefonin me dorë me qëllim që ta ndalojë fotografimin.

“Non-stop vijke qashtu edhe i thojke gjithçka: “A e di kush jam unë? Unë jam komandant i Njësisë Speciale” – tregoi ajo, duke theksuar se djali i saj, Adonisi, i ka thënë kapitenit Ahmeti: “Edhe çka, me tu tut unë që je komandant a?”.

Nëna e dy djemve që u përfshinë në rast ka thënë se kapiteni i Njësisë Speciale vazhdimisht ua ka bërë me dije që e ka armën me vete.

“Këqyre tha, non-stop ia bojke djalit: “Unë armën qitu e kam, me vete e kam armën, unë me armë gjithë tha dal””.

“Edhe djali tha se po niset me dalë jashtë. Edhe ai (Besart Ahmeti) i tha: “Ku, ku po shkon?”, dhe iu flug përmas edhe i hypi mbi kerr… Unë duke u tutë thash mos po e lëndon a diçka u mundojsha me heqë, edhe djali eci tani, dhe ai (Besart Ahmeti) e mbajke kerrin dhe u lëndu në pasqyre (të veturës) edhe zaher e vrajti pak me pasqyrë… Unë duke u mundu, u përballa me të, masandej e pash ma kish lëndu dorën” – tregoi Hasene Aliu.

Tutje ajo tregoi se pastaj, në ambientet e jashtme të qendrës tregtare ku ka ndodhur incidenti, kanë ardhur zyrtarë policorë të cilët ishin treguar të afërt me kapitenin Ahmeti.

Ajo pretendon se nuk kishin dashur të dëgjojnë asgjë nga ajo apo djali i madh, të cilin e kishin arrestuar. Pas tij ishte arrestuar edhe djali i saj i vogël, 16-vjeçar.

“Erdhën Policia edhe menjëherë u afruan te ta sepse e kishin njoftë, qata na se njoftum as që e ditëm që është komandant i Njësisë Speciale a s’di çka ke, plus gruaja ke rreshtere. Ua bani policëve, u prezantuan, u afruan te ata, dorë për dore, folën me ta rreshterja, kështu, edhe na dojshim me folë diçka na e bëjshin neve: “Largohuni! Asnjë fjalë! Mëshelne gojën!”.

Tutje, ajo tregoi se djali i vogël u afrua te vetura, dhe teksa ai po përpiqej të fliste në telefon me babanë e tij për t’i treguar për rastin, vrapuan policët dhe ia kapën telefonin.

Hasene Aliu ka rrëfyer edhe se çfarë ka parë kur kishin arritur në stacionin policor të Graçanicës bashkë me burrin e saj, i cili është polic.

Te dera e stacionit, sipas saj, kishte qeneë Besart Ahmeti dhe sipas saj disa pjesëtarë të Njësisë Speciale. Ajo tha se ata nuk i linin të hynin brenda.

“Na e kishin zënë hyrjen, menxi që hinëm, s’na e lëshojshin rrugën hiç as me hi. Në qato momente zaher e kishin rrehë ata djalin më herët edhe s’dojshin me ditë, por tani kur erdhën mjekët edhe djali tha që s’po nij me vesh edhe e kishin gërrithë kësajde nëpër shpinë, dhunshëm e kanë kapë a ku me e ditë.” – deklaroi Hasene Aliu.

Mediumi ka provuar të marrë përgjigje nga Besart Ahmeti, mirëpo ai ka refuzuar të përgjigjet, duke sugjeruar të kontaktohet Zyra për Media e Policisë

Inspektorati Policor i Kosovës ka konfirmuar se Besart Ahmeti është duke u hetuar nën dyshimin për kanosje, ndërsa udhëheqësi i një togu të Njësisë Speciale është suspenduar nën dyshimin për keqtrajtim të njërit prej djemve të përfshirë në rast në stacionin policor të Graçanicës.

Inspektorati Policor e ka konfirmuar se hetimet ndaj dy djemve Aliu të përfshirë në rast do të vazhdojnë nga Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin kompetent, për veprën penale të sulmit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.