☁️
Tiranë 7°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 99.13 ▲0.92%
ARI 4,353 ▼4.84%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $68,116 ▼ -1.72% ETH $2,054 ▼ -2.85% XRP $1.3823 ▼ -2.4% SOL $86.4800 ▼ -2.42%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.13 ▲0.92 % ARI 4,353 ▼4.84 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 99.13 ▲0.92 % ARI 4,353 ▼4.84 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Kosova

Hyseni: Populli më pro-evropian mund të udhëtojnë pa viza vetëm në drejtim të lindjes

Ministri i Brendshëm i Landit të Mecklenburg-Vorpommern të Republikës Federale të Gjermanisë, Lorenz Caffier ka premtuar angazhimin e Gjermanisë në anëtarësimin e Kosovës në Interpol dhe Europol.

Ai këto komente i bëri pas një takimi me ministrin e Punëve të Brendshme, Skender Hysenin, ku është biseduar edhe për ri-atdhesimin e emigrantëve kosovarë.

Ministri i Landit të Mecklenburg – Vorpommern të Republikës Federale të Gjermanisë, Lorenz Caffier, tha se Kosova ka përkrahur vazhdimisht Gjermaninë për ri atdhesimin e emigrantëve.

“Tash ri-atëdhesimi do të varet edhe nga efikasiteti dhe puna e zyrës federale për migracion dhe refugjatë për Gjermani. Edhe sot gjatë takimit na është premtuar një angazhim dhe një bashkëpunim nga pala kosovare në procesin e riatdhesimit. Një çështje tjetër e rëndësishme për Ministrinë e Punëve të Brendshme të RKS, është siguria e brendshme. Për një gjë të tillë natyrisht që nevojitet anëtarësimi në INTERPOL, EUROPOL gjë të cilën ne do ta mirëprisnim. Kjo natyrisht krijon mekanizma edhe ndërshtetërorë edhe për luftimin fenomeneve kriminale dhe negative. Dua të theksoj se ne në Evropë duhet të bashkëpunojmë dhe të luftojmë këto fenomene si një njësi sepse kriminaliteti nuk njeh kufi dhe na nevojiten mekanizmat ndërshtetërorë”, tha ai.

Ministri i Punëve të Brendshme të Kosovës, Skender Hyseni tha se Gjermania është partner kyç dhe strategjik i Kosovës.

Hyseni është shprehur i vendosur për zgjerimin e bashkëpunimit bilateral mes dy shteteve.

“Gjermania në Kosovë perceptohet si partner kyç dhe strategjik i Kosovës, dhe jemi të vendosur që këtë partneritet ta forcojmë dhe ta qojmë më tutje. Dhe bashkëpunimi i ngushtë miqësorë, në përgjithësi dhe me landet veç e veç nuk ka alternativë”, tha Hyseni.

Ministri Hyseni tha se me ministrin gjerman biseduan edhe për nevojën e liberalizimit të vizave.

“Kosova ka plotësuar gjitha kushtet për të udhëtuar pa viza në Shengen, dhe unë e them me keqardhje, dhe mund të tingëllojë pak ironike, fatkeqësisht kosovarët duke qenë populli më pro-evropian kanë të drejtë të udhëtojnë pa viza vetëm në drejtim të lindjes, Stambollit dhe jo nga Evropa. Kjo gjendje është paradoksale dhe nuk duhet të vazhdoj më gjatë”, tha ministri Hyseni.

Homologu i ti j gjerman tha se për këtë gjë nuk vendos vetëm Gjermania por shtetet anëtare evropiane

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.