Kronika
I dehur në timon, arrestohet shefi i policisë së Patosit, përplasi disa makina
Shefi i stacionit të policisë së Patosit është arrestuar mbrëmjen e djeshme pasi drejtonte makinën në gjendje të dehur.
Flamur Veliu u përfshi në një aksident rrugor dhe rezultoi se ishte i dehur, behet e ditur nga policia
Veliu u arrestua nga Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat në Ministrinë e Brendshme.
Sipas të dhënave, Veliu përplasi disa mjete të parkuara në hyrje të qytetit të Fierit.