I gjithë biznesi me TVSH, Rama: Taksa e biznesit të vogël mbetet zero
Biznesi i vogël do të përfshihet në skemën e tatimit, mbi vlerën e shtuar. Kryeministri Edi Rama lajmëroi një nga ndryshimet më të rëndësishmet në paketën e re fiskale për vitin e ardhshëm.
“Taksa për biznesin e vogël do të jetë 0, por nga ana tjetër ne do t’i kërkojmë biznesit të vogël që të bëhet pjesë e luftës kundër informalitetit dhe duke e përfshirë në regjimin e TVSH-së, do të mbyllim hapësira për të gjitha ato biznese të mëdha që faktikisht nuk shkarkojnë TVSH”, u shpreh Rama, ne Fier, gjate diskutimit popullor per buxhetin 2018.
Aktualisht bizneset me xhiro nën 5 milionë lekë në vit nuk paguajnë tatim mbi vlerën e shtuar. Nga viti i ardhshëm ato do të trajtohen njësuj si biznesi i madh. Por kryeministri tha se kjo nuk është rritje taksash.
Kreu i qeverisë tha se paralelisht përmes buxhetit dhe programit 1 miliardë euro të rindërtimit nga viti i ardhshëm do të fillojë ndërtimi i një sërë veprash të mëdha në infrastrukturë
“Do të rifillojë shumë shpejt rindërtimin tërësor dhe aty ku mungon ndërtimin e elementëve të munguar nga Plepat në Durrës deri në Vlorë”, tha Rama.
Ndërkohë që për akset kryesore do të ketë edhe rrugë alternative me pagesë.
“Brenda programit të ri të rrugëve me pagesë do të jetë rruga Vorë-Rrogozhinë, e cila praktikisht do ta bëjë lidhjen Tiranë-Fier-Vlorë, të tërën brenda një ore.