☀️
Tiranë 30°C · Kthjellët 27 August 2026
S&P 500 7,736 ▲0.78%
DOW 53,659 ▲0.36%
NASDAQ 26,529 ▲1.53%
NAFTA 82.77 ▲0.66%
ARI 4,668 ▲0.31%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
₿ CRYPTO
BTC $80,415 ▲ +3.06% ETH $2,524 ▲ +3.19% XRP $1.4687 ▲ +6.78% SOL $109.0000 ▲ +13.64%
S&P 500 7,736 ▲0.78 % DOW 53,659 ▲0.36 % NASDAQ 26,529 ▲1.53 % NAFTA 82.77 ▲0.66 % ARI 4,668 ▲0.31 % S&P 500 7,736 ▲0.78 % DOW 53,659 ▲0.36 % NASDAQ 26,529 ▲1.53 % NAFTA 82.77 ▲0.66 % ARI 4,668 ▲0.31 %
EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170 EUR/USD 1.1658 EUR/GBP 0.8570 EUR/CHF 0.9383 EUR/ALL 92.2489 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3134 EUR/TRY 56.1427 EUR/JPY 185.64 EUR/CAD 1.6170
27 Aug 2026
Breaking
Bota

I njohur për Shërbimin Sekret amerikan/ Kush ishte 21-vjeçari që hapi zjarr pranë Shtëpisë së Bardhë?

21-vjeçari nga Merilendi, i identifikuar si Nasir Best, i cili hapi zjarr në Shtëpinë e Bardhë, ishte një person i njohur për Shërbimin Sekret amerikan.

Sipas raportimeve të mediave amerikane, Best besohet se vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe kishte pasur disa përplasje me autoritetet gjatë vitit të fundit.

Ai ishte shtruar më herët në një institucion psikiatrik për vlerësim.

Mediat raportojnë se më 26 qershor të vitit të kaluar ai ishte arrestuar në Uashington për pengim të transportit, ndërsa më 10 korrik ishte ndaluar sërish për hyrje pa leje.

Në një nga incidentet, ai kishte tentuar të kalonte në një pikë kontrolli dhe kishte folur në mënyrë të pakuptueshme me agjentët federalë dhe policinë.

Sipas dokumenteve gjyqësore, Best kishte shkelur edhe një urdhër gjykate për të qëndruar larg Shtëpisë së Bardhë.

Në deklaratat e tij ai pretendonte se ishte “Jezu Krishti” dhe kërkonte të arrestohej.

CNN raportoi se në postimet e tij në internet, 21-vjeçari kishte bërë edhe kërcënime ndaj Donald Trump, duke shkruar: “Unë jam vërtet biri i Zotit”.

Sipas autoriteteve, ai arriti të qëllonte disa plumba përpara se të neutralizohej nga oficerët federalë. Ai u transportua në spital, ku më pas ndërroi jetë.

Gjatë shkëmbimit të zjarrit mbeti i plagosur rëndë edhe një kalimtar.

Pas incidentit, Shërbimi Sekret u vendos menjëherë në gatishmëri në Shtëpinë e Bardhë dhe evakuoi gazetarët drejt sallës së konferencave për shtyp. Autoritetet amerikane nuk kanë bërë ende të ditur motivin e sulmit, ndërsa politikanë nga të dyja partitë dënuan aktin e dhunës.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.