Maqedonia

I papranueshëm vazhdimi i krizës politike

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka zhvilluar sot një takim në Ambasadën Amerikane në Shkup me Victoria Nuland, ndihmësSekretare e Departamentit të Shtetit për Evropë dhe Euroazi, Evelyn Farkas – Zëvendës ndihmëse Sekretare e Mbrojtjes së SHBA dhe Ambasadorin e SHBAve në Shkup Jess L. Baily.

 Ahmeti dhe mysafirët nga SHBA-të diskutuan për krizën politike në Maqedoni dhe mënyrat se si të tejkalohet ngërçi politik në vend si dhe për integrimin e Maqedonisë në NATO dhe BE nëpërmjet të zgjidhjes së çështjes së emrit dhe reformave sistemore.

SHBA-të mbeten partneri dhe mbështetësi më i fuqishëm i integrimit Euroatlantik të Maqedonisë. Nuland shprehu vlerësimin e saj për rolin e Ali Ahmetit dhe të Bashkimit Demokratik për Integrim në zhvillimet e fundit në vend.

Ahmeti e njoftoi ndihmëssekretaren Nuland për pozitat e BDI-së në lidhje me krizën politike në vend si dhe me aktivitet që ka ndërmarrë BDI-ja për mbajtjen e takimeve të liderëve, propozimet dhe iniciativat e saja por edhe për hapat që planifikon t’i ndërmerr varësisht nga rezultati i bisedimeve në ditët në vijim.

Ai e vlerësoi si të papranueshëm vazhdimin e krizës politike sepse e gjithë shoqëria është në pritje të zgjidhjes dhe vijimit të rrugëtimit tonë Euroatlantik. BDI do të mbështes reformat që rrjedhin nga rekomandimet e Bashkimit Evropian dhe të Pribes sepse zbatimi i tyre e bën sistemin demokratik më të qëndrueshëm.

Në lidhje me çështjen e emrit, Nuland dhe Ahmeti diskutuan për të vijuar përpjekjet e përbashkëta në drejtim të zgjidhjes së kontestit me Greqinë sa po të zgjidhim ngërçin politik në vend.

Bashkëbiseduesit gjithashtu folën edhe për një shqetësim tjetër të përbashkët, atë të luftëtarëve nga rajoni në luftërat në Siri dhe Irak me ç’rast u diskutua për metoda të ndryshme për ta parandaluar këtë fenomen negativ dhe të papranueshëm për shoqërinë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button