Ibrahimaj nënshkruan memorandumin e mirëkuptimit me Bpifrance për inovacion dhe startup-e
Ministrja e Ekonomisë dhe Inovacionit, Delina Ibrahimaj, nënshkroi sot gjatë European Deeptech Week memorandum mirëkuptimi me agjencinë franceze Bpifrance, për të forcuar bashkëpunimin në fushën e inovacionit dhe investimeve.
Përmes këtij partneriteti synohet rritja e aksesit të startup-eve dhe ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme ndaj financimeve, forcimi i shkëmbimit të ekspertizës dhe hapja e mundësive për projekte të përbashkëta dhe bashkëinvestime.
Ministrja Ibrahimaj theksoi se ky është një hap konkret për të mbështetur sipërmarrjen shqiptare dhe për ta lidhur më fort me rrjetet europiane të inovacionit, duke krijuar mundësi të reja zhvillimi për kompanitë shqiptare dhe duke i integruar më mirë në tregjet europiane.
Ky memorandum mirëkuptimi është pjesë e strategjisë së qeverisë për të nxitur inovacionin, për të mbështetur bizneset e reja dhe për të fuqizuar rolin e Shqipërisë në ekosistemet ndërkombëtare të teknologjisë dhe sipërmarrjes. /j.p/










Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.