Ekonomia

Idrizi: Jo burg për biznesin, barra bie mbi administratën tatimore

Partia Drejtësi, Integrim dhe Unitet është kundër burgosjes së biznesit dhe do të votojë kundër ndryshimeve në Kodin Penal që kanë të bëjnë me këtë çështje. Kështu është shprehur pas një takimi me kreun e LSI-së, Ilir Meta kryetari i PDIU-së, Shpëtim Idrizi.

“PDIU është kundër burgosjes së biznesit. Administrata tatimore ka të drejtë të bëjë vlerësim tatimor mbi deklarimin e biznesit, po në këtë rast barra e provës qëndron mbi administratat fiskale, por nuk shkon në burg, por shkallët e apelimt tatimor. Ndryshimet në kodin penal që kanë të bëjnë me burgosjen e biznesit nuk do të votohen. Sistemi fiskal është sistem vetdeklarativ dhe barra e provës bie mbi administratën fiskale. Ky ishte një ndër shqetësimet që ngritëm sot, është një diskutim normal jo vetëm mes kryetarit dhe nënkryetarit të Kuvendit, po dhe PDIU dhe LSI”, tha Idrizi.

Ndërsa lidhur me çështjen e dekriminalizimit Idrizi propozon që brenda këtij procesi të përfshihet edhe dekomunistizimi. “Pjesë e dekriminalizimit dhe krimet gjatë kohës së komunizmit, dekomunistizimi të bëhet pjesë e kësaj pakete, dhe grupi parlamentar i PDIU-së do të kërkojë që pjesë e kësaj pakete të bëhet dhe dekomunistizimi”, tha kreu i PDIU-së.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button