Tiranë 10°C · Pjesërisht vranët 03 April 2026
S&P 500 6,583 ▲0.11%
DOW 46,505 ▼0.13%
NASDAQ 21,879 ▲0.18%
NAFTA 112.06 ▲0.47%
ARI 4,703 ▲0.49%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
₿ CRYPTO
BTC $66,619 ▲ +0.03% ETH $2,057 ▲ +0.31% XRP $1.3189 ▲ +0.27% SOL $79.3200 ▲ +0.11%
S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 % S&P 500 6,583 ▲0.11 % DOW 46,505 ▼0.13 % NASDAQ 21,879 ▲0.18 % NAFTA 112.06 ▲0.47 % ARI 4,703 ▲0.49 %
EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060 EUR/USD 1.1543 EUR/GBP 0.8724 EUR/CHF 0.9217 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4133 EUR/TRY 51.3830 EUR/JPY 184.04 EUR/CAD 1.6060
03 Apr 2026
Breaking
Ekonomia

IFC :Ndihmë në përmirësimin e sistemit të paaftësisë paguese në Shqipëri

Banka-Boterore-Ministri-i-Drejtesise-Nasip-Naço-Foto-Florian-Abazaj1-525x350IFC, pjesë e Grupit të Bankës Botërore, dhe Ministria e Drejtësisë në Shqipëri, në partneritet me Qeverinë e Zvicrës, e përfaqësuar nga Sekretariati i Shtetit për Çështjet Ekonomike (SECO), ka nisur një program për të përmirësuar sistemin e paaftësisë paguese në Shqipëri.

Programi i IFC-së për Zgjidhjen e Borxhit pritet të reduktojë risqet e huadhënies dhe të rrisë nivelin e huadhënies në vend.

Ministri i Drejtësisë Nasip Naço i pranishëm në konferencen që u zhvilloi sot  në Tirane, mbi zbatimin e ketij programi të mbështetur nga IFC u shpreh se, “ligji ka mangësi dhe kjo çon në zvarritje të procedurave. Sipas Naços, duhet forcuar roli i agjencisë së falimentit”.

“Të ndihmojmë bizneset të ulin kreditë e këqija. Nuk zbatohen procedurat ligjore për falimentin. Ligji ka mangësi dhe kjo çon në zvarritje të procedurave. Duhet forcuar roli i agjencisë së falimentit ”, tha ministri Naço.

Naço bëri të ditur se ministria e Drejtësisë do të adresojë një paketë të re ligjore për falimentin, ndërsa Ambasadori zviceran, Graf tha se ndihet nevoja e përmirësimit të klimës së biznesit.

Në tremujorin e dytë të 2014, përqindja e huave të këqija në portofolet e bankave në Shqipëri eshte 23.9%, ose 69 miliardë Lekë (670 milionë $). Me një rritje progresive nga 6.7% në 2008, përqindja e kredive të këqija në Shqipëri është një nga më të lartat në rajon. Përqindja në rritje e kredive te keqija ka ndikuar negativisht ne fitimet e bankave, kapitalizimet, si dhe nëaftësinë dhe gadishmërinë e tyre për të dhënë hua të tjera në Shqipëri.

“Rezultati i pritshëm i programit është transformimi i sistemit të zgjidhjes së borxhit në Shqipëri në një sistem efiçent duke përmirësuar kuadrin ligjor dhe praktikat e paaftësisë paguese, të cilat do të sigurojnë baza më të forta për parandalimin e kredive të këqija dhe për zgjidhjen e tyre, do të sjellin fitime më të mëdha për kreditorët dhe mbrojtje për kompanitë me mundësi zhvillimi ekonomik,” tha z.Mahesh Uttamchandani, Menaxheri Global i Programit të IFC për Zgjidhjen e Borxhit.

“Në fund të programit ne presim të kemi një mjedis biznesi të përmirësuar, sektor financiar më të fortë, kuadër më të mire ligjor e rregullator për adresimin e paaftësisë paguese dhe sektor ekonomik më dinamik”, tha Ambasadori Zvicerian në Shqipëri, H.E. Christoph Graf.

Pavarësisht nga niveli i lartë i kredive të këqija, Ligji Shqiptar i Falimentit është zbatuar shumë pak  nga viti 2002. Në përgjithësi të gjithë bien dakort që proçedurat e falimentit të parashikuara me ligj janë shumë komplekse dhe të vështira. Sipas raportit të fundit të ‘Doing Business’ për zbatimin e një kontrate nevojiten 525 ditë, 39 proçedura ose përgjithësisht 2 vjet për tëdeklaruar gjendjen e falimentit.

Gjithashtu, ka pak profesionistë të kualifikuar që të venë në zbatim legjislacionin në Shqipëri, si dhe mungon ndërgjegjësimi në komunitetin e biznesit dhe tek disa nga aktorët kryesorë, si për shembull avokatë e gjyqtarë.Për pasojë, në vend qëtë kërkohet ristrukturim i borxhit dhe i biznesit, kompanitë thjesht nuk paguajnë borxhet që kanë dhe mbyllin veprimet, pa përdorur asnjëinstrument ligjor. Si rrjedhim, kreditorët luftojnë të rikuperojnë financimet e tyre. Mekanizmi ivetëm irikuperimit bëhet nëpërmjet veprimeve ligjore individuale, të cilat pengohen nga një sistem gjyqësor me një fuqi zbatuese shumë të dobët dhe nga rregulla të vjetëruara të proçedurës civile.

Programi i IFC për Zgjidhjen e Borxhit do të zbatohet në tre vitet e ardhshme. Ai përfshin reformën ligjore dhe rregullatore, dhe sigurimin e shërbimeve për ngritjen e kapaciteteve njerëzorenë lidhje me zgjidhjen e borxhit në Shqipëri.IFC-ja, pjesëe Grupit të Bankës Botërore, është institucioni më i madh për zhvillimin global i cili fokusohet ekskluzivisht në sektorin privat.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.