Igumenicë, pranga shqiptarit me 170 kg hashash
Një shtetas shqiptar u arrestua pranë Igumenicës teksa po transportonte 173 kilogramë hashash. Policia greke e ndali mjetin e tij në vendin e quajtur Vrisela.
Sipas policisë helene, lënda narkotike ndodhej në një automjet me targa greke, e drejtuar nga shtetasi shqiptar, identiteti i të cilit nuk bëhet i ditur.
Mësohet se droga është ngarkuar në zonën kufitare mes Shqipërisë dhe Greqisë.
Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.