Politika
IKMT kallëzon kryebashkiakun Xhelal Mziu
Inspektoriati Kombëtar për Mbrojtjen e Territorit ka kallëzuar penalisht kryetarin e Bashkisë së Kamzës, Xhelal Mziu.
Në një njoftim për shtyp thuhet se, kryebashkiaku i Kamzës është bërë pengesë për prishjen e 89 objekteve pa leje për të cilët kishte vendim prishjeje.
“Në ushtrim të kompetencave ligjore, gjatë kontrollit në IKMT-në e Kamzës janë gjetur një sërë shkeljesh që lidhen me mosveprimet e kreut të bashkisë”, thuhet në njoftimin zyrtar.