☁️
Tiranë 16°C · Vranët 15 April 2026
S&P 500 6,967 ▲1.18%
DOW 48,536 ▲0.66%
NASDAQ 23,639 ▲1.96%
NAFTA 90.55 ▼0.8%
ARI 4,839 ▼0.23%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
₿ CRYPTO
BTC $74,012 ▼ -0.52% ETH $2,319 ▼ -2.07% XRP $1.3568 ▼ -0.82% SOL $83.0700 ▼ -3.04%
S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.55 ▼0.8 % ARI 4,839 ▼0.23 % S&P 500 6,967 ▲1.18 % DOW 48,536 ▲0.66 % NASDAQ 23,639 ▲1.96 % NAFTA 90.55 ▼0.8 % ARI 4,839 ▼0.23 %
EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231 EUR/USD 1.1797 EUR/GBP 0.8694 EUR/CHF 0.9212 EUR/ALL 95.9271 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4835 EUR/TRY 52.7529 EUR/JPY 187.35 EUR/CAD 1.6231
15 Apr 2026
Breaking
Kronika

IKMT reagon për akuzat: PD çarçaf balte, me autor Bashën

Kryeinspektorja e IKMT-së Dallëndyshe Bici ka hedhur poshtë akuzat e selisë blu në adresë të saj lidhur me shtesën në pallatin e deputetit Sadri Abazi, për të cilën PD pretendon se është e paligjshme.

Përmes një deklarate për mediat, Bici thotë se është e turpshme sesi një parti politike të denigrojë publikisht me akuza të sajuara dhe me gjuhën më të ulët të mundshme, një grua dhe drejtuese të një institucioni.

Reagimi i plotë i Kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, Dallëndyshe Bici

Në cilësinë e Kryeinspektores së Inspektoratit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit, hedh poshtë me neveri deklaratën denigruese, shpifëse dhe të turpshme të Partisë Demokratike në adresën time! Eshtë e turpshme deri në kufijtë e të pabesueshmes që një parti politike të denigrojë publikisht me akuza të sajuara dhe me gjuhën më të ulët të mundshme, një grua dhe drejtuese të një institucioni që flet me punë, fakte, shifra në një front tepër të vështirë. Turp për Partinë Demokratike! Turp për Lulëzim Bashën! Keqardhje për zëdhënësen e Partisë Demokratike që pranon të lexojë publikisht një çarçaf  të tërë balte ndaj një gruaje dhe drejtueseje të një institucioni. 

Është qesharake që sot Partia Demokratike pretendon se paska një vendim prishje për një pallat në vitin 2010! Ndërkohë që zoti Basha, autori i çarçafit të baltës që ishte kryetar bashkie nga viti 2011 deri në vitin 2015, jo vetëm nuk e paska ekzekutuar këtë vendim, po tani më akuzon mua për një objekt të legalizuar sipas ligjit dhe ku po kryhen punime me dokumentacion ligjor! 

IKMT ka kryer detyrën edhe pas denoncimit të zotit Basha ashtu si të çdo qytetari dhe ka rezultuar se pretendimi i ish-kryetarit të Bashkisë, nuk ka asnjë bazë ligjore. Une i them zotit Basha dhe gjithë zëdhënësve të tij, se sulmet e tyre të ulëta, shpifjet e tyre ekstreme dhe balta e tyre e shpifur, nuk më lëkundin aspak në kryerjen me përgjegjësi të detyrës time

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.