☁️
Tiranë 17°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,344 ▼0.39%
DOW 45,216 ▲0.11%
NASDAQ 20,795 ▼0.73%
NAFTA 103.06 ▲0.17%
ARI 4,611 ▲1.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $66,570 ▼ -1.91% ETH $2,036 ▼ -1.75% XRP $1.3152 ▼ -2.72% SOL $80.4900 ▼ -4.52%
S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.06 ▲0.17 % ARI 4,611 ▲1.17 % S&P 500 6,344 ▼0.39 % DOW 45,216 ▲0.11 % NASDAQ 20,795 ▼0.73 % NAFTA 103.06 ▲0.17 % ARI 4,611 ▲1.17 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Arte

Imazhe të ikonave të Beratit, në Muzeun e Pavarësisë në Vlorë

Në vazhdën e aktiviteteve të mbajtura me rastin e 40-vjetorit të Muzeut Kombëtar Ikonografik “Onufri”, në qytetin e Vlorës u çel një ekspozitë fotografike.

Ekspozita u vendos në mjediset e Muzeu të Pavarësisë, me fotografi të përzgjedhura nga koleksionet dhe hapësirat e muzeut të Beratit. Ekspozita paraqet përmes fotografisë, ikonat më përfaqësuese të fondit të muzeut, detaje nga ambientet historike ku ruhen dhe elemente nga tradita e pasur e ikonografisë shqiptare, duke i ofruar publikut një udhëtim vizual në historinë dhe estetikën e këtij koleksioni të jashtëzakonshëm.

Muzeu “Onufri” tha se, përzgjedhja e Muzeut të Pavarësisë ka një domethënie të veçantë, pasi Muzeu Kombëtar i Pavarësisë është një nga institucionet muzeore më të vizituara në Shqipëri, me një frekuentim të lartë nga vizitorë vendas dhe të huaj gjatë gjithë vitit.

Përmes kësaj ekspozite synohet jo vetëm përkujtimi i katër dekadave të veprimtarisë së Muzeut “Onufri”, por edhe promovimi i vlerave të tij në hapësira të tjera muzeore të vendit, duke afruar publikun më gjerësisht me një nga thesaret më të rëndësishme të artit ikonografik shqiptar.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.