🌧️
Tiranë 8°C · Shi i lehtë 28 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,924 ▲ +1.35% ETH $2,025 ▲ +1.91% XRP $1.3464 ▲ +1.48% SOL $83.4300 ▲ +0.76%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
28 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Importet e kafesë, rënie me 23% në 9-mujor, shkak tkurrja e konsumit nga kriza dhe emigracioni

Kafeja është një produkt mjaft popullor në vendin tonë dhe është aktiviteti më i përhapur i biznesit në vend.

Të dhënat nga INSTAT për 10-mujorin që referojnë tregtinë me jashtë tregojnë se importet e kafesë shënuan rënie me 23% gjatë janar-tetor. Gjatë kësaj periudhe u importuan 6 tonë kafe, çaj dhe erëza nga 7,8 tonë ne të njëjtën periudhe të vitit 2021, me një rënie 23%.

Peshën kryesore në importet e këtij grupi mbi 95 për qind e ka kafeja. Edhe Ministria e Financave raportoi në të dhënat e 9 – mujorit se importet e kafesë ishin më të ulëtat që nga viti 2014.

Burimet nga tregu pohojnë se, rënia e importeve të kafesë lidhet me tkurrjen e konsumit sidomos në bare dhe restorante. Rënia e konsumit ka disa arsye pse po ndodh.

E para, çmimet e larta kanë frenuar shpenzimet për disa shtresa. Baret dhe restorantet përballë kostove më të larta dhe rritjes së çmimit të kafesë në bursa kanë rritur çmimin e një filxhani kafe në bare. Në zonat më të frekuentuara të Tiranës një kafe kushton rreth 90-100 lekë, nga 70-80 lekë më parë.

Konkurrenca e madhe po pengon, pasi logjikisht çmimi i një filxhani kafe nuk duhet të jetë më pak se 1 euro ne te gjithë vendin, pohojnë administratorë të bareve të kafesë.

“Kostot nga qira dhe nga pagat e stafit janë rritur ndjeshëm. E kemi rritur çmimin gradualisht për të mbajtur nën kontroll klientelen, por është shumë e vështirë. Në një muaj fitimet nuk janë as një rrogë normale”, tha administratori i një bari në zonën e Tiranës së Re.

Kryetari i shoqatës së Bareve dhe Restoranteve, Enri Jahaj se, për shkak të rënies së xhiros në kryeqytet shumë struktura shërbimi po jepen me qira, pasi për pronarët është e paleverdishme mbajtja e biznesit.

Rënia e konsumit tha ai po nxitet nga kriza ekonomike dhe nga emigrimi i mprehtë i njerëzve. Emigrimi jep ndikim të menjëhershëm të konsumi i kafesë, tha Jahaj.

Në Tiranë gati gjysma e lokaleve po jepen me qira. Shqiptarët nuk kanë më para të shpenzojnë. Në kahun tjetër me rritjen e lartë të çmimeve të furnizimeve për pronarët është e vështirë mbajtja hapur biznesit. Mbyllja e bizneseve do të vazhdojë jo vetëm këtë vit, por edhe për 2023, tha Jahaj.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.