Importi i makinerive e paisjeve rritet 8,2
Politika ekonomike dhe lehtesite fiskale po reflektohen ne rritjen e investimeve private gjatë këtij viti. Sipas të dhënave zyrtare nga raporti i Bankës së Shqipërisë, gjatë këtij viti është rritur importi i makinerive dhe pajisjeve me rreth 8,2% ose në vlerën e 62.1 miliardë lekëve, kundrejt të njëjtës periudhë të vitit të kaluar. Tregues ky sipas ekpertëve të ekonomisë që tregon për ecurinë e investimeve private në ekonomi. Rritja e tyre konfirmohet edhe nga përmirësimi i kredisë për investime dhënë biznesit. Sipas Shoqatës Shqiptare të Bankave, kredia për investime në fund të Korrikut kishte vlerën e 92.8 miliardë lekëve, në rritje vjetore me 5.5%. Investimet private janë një ndër elementët kryesorë përbërës të kërkesës agregate, së bashku me konsumin, shpenzimet publike dhe eksportet neto. Përveç investimeve private, këtë vit rritja ekonomike po mbështetet nga një përmirësim i konsumit, siç tregojnë rritja e shitjeve me pakicë, e importeve dhe e të ardhurave nga tatimi mbi vlerën e shtuar. Kërkesa më e mirë konsumatore ka nxitur edhe rritjen e investimeve të sipërmarrjeve. Edhe shpenzimet publike janë në nivele të larta, por për efekt të shlyerjes së detyrimeve të papmbetura, ndërsa realizimi i investimeve të reja është në nivele të ulëta. I vetmi element që po jep efekt negative në rritjen ekonomike është pozicioni i jashtëm, ku rritja e importeve dhe ngadalësimi i rritjes së eksporteve e ka ulur kontributin e këtij segmenti. Pritshmëritë e institucioneve të specializuara janë që rritja ekonomike në tremujorin e dytë të vitit të jetë më e lartë se niveli prej 1.65% i tremujorit të parë.Ndërkohë edhe raporti i fundit i Bankës Qendrore ka evidentuar trendin pozitin të ekonomisë duke shprehur optimizëm për rritje të qëndrueshme edhe në periudhën në vazhdim.