☀️
Tiranë 15°C · Kthjellët 15 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.71 ▲3.11%
ARI 5,062 ▼1.25%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
₿ CRYPTO
BTC $71,634 ▲ +1.43% ETH $2,110 ▲ +1.58% XRP $1.4125 ▲ +1.23% SOL $88.3900 ▲ +1.23%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.71 ▲3.11 % ARI 5,062 ▼1.25 %
EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682 EUR/USD 1.1453 EUR/GBP 0.8638 EUR/CHF 0.9037 EUR/ALL 96.2248 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4262 EUR/TRY 50.5869 EUR/JPY 182.66 EUR/CAD 1.5682
15 Mar 2026
Breaking
Kronika

Imzot George Frendo, arqipeshkv i Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit

Papa Françesku ka shpallur arqipeshkv të Dioqezës së Tiranës dhe Durrësit Imzot George Frendon.

Emërimi i tij ka ardhur pas vendit të lënë bosh nga vdekja e Imzot Rrok Mirditës.

Njoftimi për shpalljen e arqipeshkvit të ri është bërë nga Imzot Romanus.

Deklarata e Dioqezës

Imzot George Frendo ka shërbyer prej shumë vitesh në Shqipëri.

Ka pasur një zell dhe pasion baritor për vendin tonë dhe popullin tonë të tillë që është bërë shpesh pikë referimi për të varfërit dhe për ata që kishin nevojë qoftë si famullitar në Durrës e më pas si Ipeshkëv Ndihmës dhe famullitar i Katedrales së shën Palit në Tiranë.

Me një përgatitje teologjike dhe juridike të fortë, Imzot Frendo ka mbuluar detyra të rëndësishme në Dioqezën e Tiranë-Durrësit, por edhe në brendësi të Konferencës Ipeshkvore të Shqipërisë. Njohës shumë i mirë i gjuhës shqipe, ka qenë ndër kujdesuesit dhe përthyesit e disa teksteve liturgjikë në gjuhën shqipe e në mënyrë të veçantë i mesharit të ri shqip.

Caktimi i Imzot Frendos si Arqipeshkëv është edhe një shenjë e dashurisë së Papës Françesku për Shqipërinë të cilën e ka treguar në shumë raste, qysh me vizitën e tij në shtator 2014, me firmosjen e dekretit të Lumninit të 38 martirëve dhe me emërimin e Dom Ernest Troshanit Kardinal.

E tani, pikërisht në mbyllje të vitit të Jashtëzakonshëm Jubilar të Mëshirës, Papa i dhuron dioqezës tonë një bari që do ta udhëheqë në vitet e ardhshme.

Dioqeza e Tiranë–Durrësit shpreh gëzimin e saj dhe bindjen se Arqipeshkëvi i ri do të jetë një bari i mirë për dioqezën tonë dhe një udhëheqës që do të dijë të dialogojë me botën dhe sidomos me konfesionet e tjera të krishtera e me religjionet e tjera të pranishme në Shqipëri.

Nesër me datë 18 nëntor 2016 në orën 12.00 Arqipeshkëvi i ri i emëruar do të ketë një takim me mediat në Selinë e Arqipeshkëvisë së Tiranë-Durrësit.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.