Ekonomia

Inaugurohet sheshi “Kisha e Gllavenicës” në Mallakastër

aaQeveria Bullgare financon rrugën “Princ Boris” dhe sheshin “Gllavenica”.

Qeveria Bullgare ka financuar ristrukturimin e rrugës “Princ Boris” dhe sheshin “Gllavenica”, në Ballsh të Mallakastrës-Shqipëri. Në ceremoninë që u zhvillua, ditën e martë, në date 9 shkurt 2016, në qëndër të Ballshit ishin të pranishëm Z.Dimitar Arnaudov, Ambasador i Republikës së Bullgarisë në Shqipëri; Z.Edmond Spaho, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Bullgari dhe Zëvëndës Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë; Znj.Eglantina Gjermeni, Ministre e  Zhvillimit Urban; Z.Selim Hoxhaj, Konsulli i Nderit të Bullgarisë në Shqipëri; Z.Agron Kapllanaj, kryetar i Bashkisë Mallakastër, përfaqësues të medias, etj.

Dimitar Arnaudov, në fjalën e tij foli për mardhëniet e mira historike dhe aktuale që ekzistojne midis popullit bullgar dhe atij shqiptar dhe midis qeverive të dy vendeve. “Bullgaria mbeshtet integrimin europian të Shqipërisë dhe jemi gati për firmosjen e Memorandumit të Mirëkuptimi për integrimin Shqipërisë në Bashkimin Europian, jo për të diktuar por për të përfituar nga përvoja jonë, që të mos bëni gabimet që kemi bërë ne”. Ai tha se “financime të tjera do të ketë në të ardhmen dhe se “është koha për punë e jo për fjale”, tha ambasadaori Arnaudov.

Z.Edmond Spaho, Kryetar i Grupit Parlamentar të Miqësisë Shqipëri-Bullgari dhe Zëvëndës Kryetar i Kuvendit të Shqipërisë shprehu felenderimin e  veçantë për këtë financim të qeverisë bullgare, dhe kjo ky është një tregues bashkëpunimit të shkelqyer midis Bullgarisë dhe Shqipërisë.

aKurse Eglantina Gjermeni, Ministre e  Zhvillimit Urban u shpeh se “Projekti i restaurimit të rrugës “Princ Boris” dhe sheshit ” Kisha e Gllavenicës”, lidhet në mënyrë direkte me promovimin e vlerave historike të zonës arkeologjike të qendrës peshkopale, Gllavenicë”. Ajo vlerësoi se “bashkëpunime të tilla si ajo mes Bashkisë së Mallakastrës dhe Qeverisë së Bullgarisë, dëshmojnë marrëdhëniet e mira midis dy vendeve, marrëdhënie të cilat janë evidentuar në momentet e rëndësishme historike, në mënyrë të veçantë me krijimin e Shtetit të ri Shqiptar, ashtu dhe sot, në rrugën e përbashkët euro-atlantike”. “Sheshi “Kisha e Gllavenicës” dhe rruga “Princ Boris”, konceptimi, konfigurimi, gjelbërimi, realizimi etj., janë një vlerë e shtuar në urbanistikën e qytetit të Ballshit. Ato kanë vlerë aq sa historike për evenimentet që evokojnë, por dhe bashkëkohore. Ato janë në harmoni të plotë me ambientin rrethues, ndërtesat e banimit, objektet tregtare, rrugën nacionale, objektet arkeologjike etj.”,- tha ministrja Gjermeni në fjalën e saj.

Selim Hoxhaj, Konsulli i Nderit të Bullgarisë në Shqipëri, inisiatori i këtij projekti tregoj për punën që u bë dhe falenderoi Ambasadën Bullgare në Tiranë dhe Qeverinë Bullgare për gadishmërinë e treguar por edhe Bashkinë Ballsh për realizimin e këtij investimi.

Në këtë ceremony ishin edhe kryetari i Bashkisë Karnobar z.Georgi Dimitrov dhe kryetari Bashkisë Peshtera z.Nikolaj Zajçev.

Rruga “Princ Boris” dhe Sheshi “Gllavenica” kanë rëndësi të veçante historike, për dy popujt tanë sepse sipas historianëve në periudhën e Mesjetës, këtu, në Ballsh-Gllavenicë është bërë pagëzimi, krishtërimi i princ Borisit I. Në një pllakë guri është gjetur nga arkeologë austriak në fillim të shekullit të kaluar mbishkrimi “U pagëzua sundimtari i Bullgarisë Borisi I, quajtur Mihal së bashku me popullin të dhënë atij prej perëndisë, viti 6374 (= 866).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button