Indri mohon lidhjen me Vanesën: Nuk jam gati për një histori të re dashurie
Raporti mes Indrit dhe Vanesës në programin “Ferma VIP” ka tërhequr vëmendjen e publikut. Fillimisht, Indri shfaqi pëlqim për Vanesën dhe vuri në dukje cilësitë e saj pozitive. Megjithatë, më pas ai kërkoi distancim nga ajo, duke u shfaqur i pasigurt në ndjenjat e tij.
I pyetur për marrëdhënien aktuale me Vanesën, Indri mohoi mundësinë e një lidhjeje dashurie midis tyre. Ai theksoi se nuk është ende i shëruar nga një marrëdhënie e kaluar, prej së cilës ka edhe një djalë 3-vjeçar. Sipas Indrit, plagët emocionale të së kaluarës nuk i lejojnë të fillojë diçka të re.
“Këto ditë kanë qenë të vështira për mua. Falenderoj familjen, publikun dhe produksionin për mbështetjen. Nuk jam ende në gjendje të kem një histori dashurie, as brenda programit dhe as jashtë tij. Rreziku që pjesë e së kaluarës të përsëritet është i madh dhe nuk dua të dëmtoj askënd, as veten apo personin tjetër,” u shpreh Indri.
Ai shtoi se Vanesa ka një shpirt shumë të pastër dhe se pas historive të kaluara është e nevojshme të rikuperohet vetë. Mendoj shumë për birin e tij dhe për këtë arsye nuk dëshiron të marrë një shans që mund të jetë i madh dhe i rrezikshëm.


Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.