Tiranë 27°C · Pjesërisht vranët 11 August 2026
S&P 500 7,725 ▼0.37%
DOW 53,787 ▼0.35%
NASDAQ 26,427 ▼0.67%
NAFTA 83.36 ▲1.5%
ARI 4,429 ▲0.22%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
₿ CRYPTO
BTC $63,400 ▼ -1.01% ETH $1,874 ▼ -0.22% XRP $1.0130 ▼ -0.83% SOL $75.5500 ▼ -0.81%
S&P 500 7,725 ▼0.37 % DOW 53,787 ▼0.35 % NASDAQ 26,427 ▼0.67 % NAFTA 83.36 ▲1.5 % ARI 4,429 ▲0.22 % S&P 500 7,725 ▼0.37 % DOW 53,787 ▼0.35 % NASDAQ 26,427 ▼0.67 % NAFTA 83.36 ▲1.5 % ARI 4,429 ▲0.22 %
EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098 EUR/USD 1.1548 EUR/GBP 0.8551 EUR/CHF 0.9349 EUR/ALL 93.1773 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.3497 EUR/TRY 55.1133 EUR/JPY 183.60 EUR/CAD 1.6098
11 Aug 2026
Breaking
Opinion

Inflacioni dhe turizmi si dilemë për Bankën e Shqipërisë

Nga Rildo Ngjela

Sot një Euro u këmbye me 92.5 Lekë. Rënia vazhdon!

Sot inflacioni është 3.2%. Rritja vazhdon!

Secili prej treguesve kërkon ndërhyrje dhe çdo ndërhyrje për të rregulluar njërin, ç’ekuilibron tjetrin. Ashtu edhe anasjelltas.

Nëse marrim parasysh që Shqipëria importon pjesën dërrmuese të ushqimeve, ilaçeve dhe mallrave të tjera të konsumit, teorikisht, një Lek i fortë amortizon rritjen e çmimeve duke na mbrojtur nga inflacioni i tregjeve që eksportojnë. Praktikisht çmimet e konsumit kanë vazhduar të rriten ndjeshëm në raport të zhdrejtë me rritjen e të njëjtave produkte në tregjet nga ku ne importojmë.

Nga ana tjetër, ky Lek i fortë jep efekt negativ për turizmin, kalin e betejës së ekonomisë shqiptare. Nëse e krahasojmë me një vit më parë kur kursi i këmbimit ishte 97.7 lekë për një euro, për një produkt apo shërbim që kushtonte 1,000 lekë, turisti paguante rreth 10.24 euro. Rritja e çmimeve me 3.3% e vështirëson edhe më tepër. Pra, i njëjti shërbim sot kushton 1,033 lekë, plus kursin e këmbimit që do të thotë 11.07 euro. Dhe kombinimi i inflacionit të brendshëm me forcimin e Lekut rrit koston e turizmit me 8%.

Me pak fjalë, turizmi në Shqipëri është bërë 8% më i shtrenjtë se një vit më parë. Prandaj, vendimi për të lëvizur njërin apo tjetrin ka vështirësi dhe efekt zinxhir të dyfishtë.

Nëse Banka e Shqipërisë lejon forcimin e lekut, po na mbron nga inflacioni dhe teorikisht familjet shqiptarë do të përfitonin çmime më të lira. Njëkohësisht, operatorët turistikë dhe eksportuesit do të merrnin më pak lekë për çdo euro dhe me këtë ritëm Shqipëria do të bëhej destinacion më i shtrenjtë për turistët. Vendimi i Bankës së Shqipërisë për të blerë Euro po ngadalëson forcimin e lëkut, duke mbrojtur në një farë mënyre turizmin, eksportuesit dhe atë që ka mbetur nga prodhimi vendas.

Nga ana tjetër normat e interesit krijojnë të njëjtën dilemë. Rritja e normës bazë të interesit ul kërkesën për kredi dhe e ndihmon BSH-në të mbajë inflacionin më ulët. Por do të forconte presionin e kursit të këmbimit që ndikon në turizëm dhe eksporte. Ulja e normës do ulte presionin për turizmin dhe eksportet, por do të rriste çmimet e konsumit.

Në këto kushte është Ministria e Financës që duhet të nisë lëshimin e letrave me vlerë në Euro. Ato mund të thithin një pjesë të Euros së tepërt në sistem dhe të ngadalësojë më tej rritjen e Lekut. Më pas qeveria mund t’i përdori këto euro për të shlyer borxhin e jashtëm apo të vazhdojë blerjet për rritjen e infrastrukturës ushtarake, duke larguar euron nga qarkullimi i brendshëm. Prandaj, letrat me vlerë në euro mund të shërbejnë si një instrument i përkohshëm për të menaxhuar likuiditetin dhe borxhin publik.

Në këto kushte, konkurrueshmëria në turizëm është shqetësuese dhe ta mbrosh atë në vitet pasardhëse kërkon prodhim vendas të fortë, infrastrukturë më të mirë dhe më shumë konkurrencë për të mbajtur kostot të qendrueshme. Pra, ndërhyrja në kursin e këmbimit e moderon presionin përkohësisht, por nuk eliminon dot shkaqet.

Vendimi i nësërm i politikës monetare duhet të shoqërohet edhe me një shpjegim më të qartë për publikun, në mënyrë që qytetarët dhe bizneset të mësojnë se sa po ia ul çmimet leku i fortë, cili është niveli që banka e konsideron të tepërt dhe sa e përgatitur është ajo që të ndërhyjë.

Aktualisht, Shqipëria po përjeton rritje të çmimeve të konsumit dhe në turizëm më të shtrenjtë nga viti në vit. Sfida e vërtetë mbetet të vendoset se si do të shpërndahet kosto e rregullimit të pritshëm në të gjithë ekonominë.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.