Tiranë 13°C · Pjesërisht vranët 21 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 98.23 ▲2.8%
ARI 4,575 ▼0.67%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
₿ CRYPTO
BTC $70,651 ▲ +0.91% ETH $2,156 ▲ +0.83% XRP $1.4381 ▲ +0.05% SOL $89.9200 ▲ +1%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 98.23 ▲2.8 % ARI 4,575 ▼0.67 %
EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857 EUR/USD 1.1553 EUR/GBP 0.8659 EUR/CHF 0.9112 EUR/ALL 96.0704 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4669 EUR/TRY 51.2223 EUR/JPY 183.84 EUR/CAD 1.5857
21 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Inflacioni shkëputet nga zeroja, në maj 0.7%. Mbetet sërish i ulët

Pas qëndroi për 3 muaj me radhë afër zeros, inflacioni u përshpejtua në 0.7 për qind gjatë muajit maj. Instituti i Statistikave raportoi se, rikthimi i inflacionit në trend rritës u ndikua nga çmimet e ushqimeve dhe ato të shërbimit arsimor, të cilat u rritën respektivisht me 2.2 për qind dhe 4.8 për qind, krahasuar me një vit më parë.

Ndërsa ulja më e madhe e çmimeve është vërejtur në grupin e transportit me 4.7 për qind, pasuar nga kostot shëndetësore, të cilat kanë rënë me 2.8 për qind krahasuar me vjet.

Pavarësisht përshpejtimit të vërejtur në maj, inflacioni mbetet sërish i ulët dhe larg objektivit ligjor. Banka e Shqipërisë ka si detyrim ligjor, që inflacioni të jetë në intervalin 2 deri në 4 për qind, pasi sipas saj ky është niveli më i përshtashëm për të nxitur rritjen ekonomike dhe investimet e biznesit.

Por që nga fillimi i vitit, inflacioni ka qenë vazhdimisht në nivele afër zeros për shkak të rënies së fortë të çmimit të naftës dhe atyre të ushqimeve. Kjo situatë alarmoi Bankën e Shqipërisë, e cila ka ndërhyrë duke ulur 3 herë brenda një kohe të shkurtër normën bazë të interesit, për të inkuruajuar konsumin dhe investimet.

Ekspertët e bankës druhen se, nëse inflacioni do të qëndrojë për një kohë të gjatë në nivele të ulëta, ai do të dekurajojë investimet e reja të biznesit, si dhe do të penalizojë konsumin, pasi konsumatorët shtyjnë blerjet duke menduar se rënia e çmimeve do të vazhdojë.

Ndaj përshpejtimi i inflacionit nga 0.3 për qind, që ishte në prill, në 0.7 për qind në maj duket se është një zhvillim i mirëpritur për Bankën e Shqipërisë, pasi e largon ekonominë nga kurthi i deflacionit, edhe pse rritja e çmimeve mbetet ende e dobët.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.