☁️
Tiranë 9°C · Vranët 18 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 99.01 ▲3.64%
ARI 4,822 ▼3.71%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
₿ CRYPTO
BTC $71,403 ▼ -4.29% ETH $2,193 ▼ -6.05% XRP $1.4620 ▼ -4.43% SOL $90.3600 ▼ -5.03%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.01 ▲3.64 % ARI 4,822 ▼3.71 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 99.01 ▲3.64 % ARI 4,822 ▼3.71 %
EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791 EUR/USD 1.1531 EUR/GBP 0.8640 EUR/CHF 0.9060 EUR/ALL 95.9828 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.4022 EUR/TRY 51.0020 EUR/JPY 183.33 EUR/CAD 1.5791
18 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Inflacioni sipas standardeve të BE-së, 2,5% në shkurt

TIRANË, 18 mars/ATSH/ Inflacioni i matur përmes Indeksit të Harmonizuar të Çmimeve të Konsumit (IHÇK), sipas metodologjisë së Eurostat, arriti në 2,5% në muajin shkurt.
Mesatarja e Bashkimit Evropian për këtë muaj u regjistrua 2,1%.

Sipas të dhënave të publikuara nga Instituti i Statistikave (INSTAT), rritja më e madhe vjetore u regjistrua tek grupi “argëtim, sport dhe kulturë”, me 9,7%.

Rritje me 3,3% shënoi edhe grupi “kujdesi personal, mbrojtja sociale dhe mallra e shërbime të ndryshme”, grupi “sigurime dhe shërbime financiare” u rrit me 3%, ndërsa grupet “pije alkoolike dhe duhan” dhe “qira, ujë, energji elektrike, gaz dhe karburante të tjera” me 2,7% secili.

Rritje të tjera të ndjeshme u panë tek grupi “mobilje, pajisje shtëpie dhe mirëmbajtje e shtëpisë” me 2,4%, “ushqime dhe pije joalkoolike” dhe “shërbimi arsimor” me 2,3% secili, ndërsa rritje të lehtë shënuan edhe grupe si “restorante dhe shërbime akomodimi” me 1,8%, “veshje dhe këpucë” me 1,2% dhe “shëndeti” me 1%). Sektori i transportit pati rritje prej 0,1%.

Në krahasim me muajin janar, çmimet e konsumit u rritën me 0,5%. Rritja mujore u ndikua kryesisht nga çmimet e energjisë dhe karburanteve me 1%, ushqimeve me 0,9% dhe transportit me 0,8%.

Që nga shkurt 2026, Indeksi i Çmimeve të Konsumit llogaritet sipas klasifikimit të ri ECOICOP 2018, duke përfshirë ristrukturimin e artikujve të shportës dhe riklasifikimin e disa produkteve.

Ky klasifikim përputhet me Rregulloren (BE) 2024/3159 dhe harmonizon matjen e çmimeve me praktikat statistikore evropiane.

Indeksi i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit përdoret për të monitoruar ndryshimet e çmimeve me pakicë në Shqipëri dhe për të krahasuar inflacionin me vendet e tjera të Evropës. Ai shërben gjithashtu si bazë për inflacionin zyrtar të Bankës Qendrore Evropiane, duke siguruar stabilitetin e çmimeve brenda Bashkimit Ekonomik dhe Monetar.

#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item1 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/Screenshot-2026-03-18-191551-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item2 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/Screenshot-2026-03-18-191600-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}
#tdi_2 .td-doubleSlider-2 .td-item3 {
background: url(https://ata.gov.al/wp-content/uploads/2026/03/Screenshot-2026-03-18-191624-80×60.png) 0 0 no-repeat;
}

/r.e/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.