🌤️
Tiranë 4°C · Kryesisht kthjellët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
₿ CRYPTO
BTC $66,835 ▲ +0.86% ETH $2,007 ▲ +0.8% XRP $1.3368 ▲ +0.73% SOL $82.8300 ▲ +0.25%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986 EUR/USD 1.1520 EUR/GBP 0.8670 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0295 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4272 EUR/TRY 51.2148 EUR/JPY 184.35 EUR/CAD 1.5986
29 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Inside Story/ U prekën 44 zona të mbrojtura, por bashkitë që i kishin nën administrim nuk i pyeti askush

48 organizata të shoqërisë civile dhe përfaqësues të institucioneve kërkimore-mësimore të vendit, me anë të një letre të hapur dërguar Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura kundërshtuan procesin, i cili u zhvillua pa transparencë, i gjithë procesi u parapri nga mangësi të theksuara, të cilat cënuan vendimmarrjen.
“Jemi kundër kufijve sepse ato kanë rrjedhur nga një proces i paligjshëm dhe jashtë standardeve për ruajtjen e biodiversitetit. Ne nuk jemi kundër kufijve në tërësi dhe parimisht sepse zonat e mbrojtura duhet të kenë kufi, por kufijtë aktual i kundërshtojmë sepse nuk kanë argumentim shkencor, nuk kanë argumentim vlerash”, u shpreh Ermelinda Mahmutaj, biologe.

Nga ana tjetër Agjencia Kombëtare e Mjedisit thotë se kjo ndërhyrje u ndërmor pasi zonat e mbrojtura ekzistuese kishin mungesë të theksuar informacioni dhe paqartësi për rëndësinë e vlerave për të cilën kishin marrë statusin. Sa i përket zonave bregdetare, kjo Agjenci pretendon se nuk ishte reflektuar ndryshimi i vijës bregdetare si nga erozioni ashtu edhe nga akumulimi. Një tjetër justifikim ishte se në disa raste rrjeti ishte zgjeruar pa argumentet e duhura ekologjik, apo pa ndonjë vendimmarrje të duhur. Thuhej se zonat nuk kanë kufijtë të saktë, janë shpallur me vendime të vagullta dhe kërkohej një rishikim me baza moderne, shkencore për rrjetin e zonave të mbrojtura.

“Qëllim fisnik, por u keqpërdor. Procesi në vetvete dhe rezultate që dha ky proces treguan për diçka komplet tjetër” u shpreh Aleksandër Trajçe, ekspert Biodiversiteti /PPNEA

Përgjatë këtij procesi delikat, që prek thuajse të gjitha bashkitë e vendit ata janë përjashtuar. Rishikimi i kufinjve të zonave të mbrojtura ka ndodhur pa marrjen e mendimit të tyre. Ligji kërkon që duke qenë se pushteti vendor ka lidhje dhe ndikon drejtëpërdrejt në jetësën e banorëve të këtyra zonave të merret mendim. Sipas ligjit kjo duhet të realizohet nëpërmjet një procesi të hapur dhe transparent.

Kepi Stillos fshati turistik me 636 vila që qeveria dha dy vendime të ndryshme brenda dy muajve

Kepi i Stillos, që ndodhet poshtë fushës së Butrintit, në skajin më jugor të vendit dhe që deri më tani ka qenë thuajse i paprekur, do të shndërrohet në një resort gjigand luksi, me plot 636 vila.  Ky resort mori dritën jeshile, falë vendimit të komitetit të Investimeve në shkurt 2021 “si investitor potencial strategjik”. Investimi kap shifrën e 78 mln euro dhe do të realizohet nga “Jonian heaven group”.

I vendosur në një sipërfaqe prej 128 hektarësh, gjurma e këtij projekti shtrihej brenda zonës së mbrojtur të Butrintit. Për këtë projekt ka dy vendime kontradiktore. I pari i paraqitur në dhjetor të vitit 2020 , u refuzua pas kundërshtive të Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura.

Agjencia Kombëtare e zonave të Mbrojtura po ashtu thekson se kjo zonë është shpallur edhe “Zonë Ramsar”, si dhe bën pjesë në Trashëgiminë Botërore të UNESCO-s, ndaj qeveria shqiptare duhet të njoftojë komitetin e Trashëgimisë Botërore për çdo projekt që ndërmerret në zona që mbrohen nga kjo konventë. Kjo zonë mbetet e tillë edhe pas ndryshimit të hartave të reja, por qeveria është mjaftuar të ngarkojë institucionet me përgjegjësi dhe të kategorizojë zonën në funksion të insvestimti strategjik.

“Në momentin që një qeveri ka një interes që bie ndesh me nocionon e zonës së mbrojtur dhe bën ndryshime të zonës së, mbrojtur kjo i hap rrugë çdo ndryshimi në të ardhmen dhe bie koncepti i zonës së mbrojtur si një sipër me integritet territorial që duhet ruajtur për brezat e ardhgshëm” u shpreh Aleksandër Traçja, Ekspert Biodiversiteti, PPNEA.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.