☁️
Tiranë 14°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,506 ▼1.51%
DOW 45,577 ▼0.96%
NASDAQ 21,648 ▼2.01%
NAFTA 89.46 ▼8.93%
ARI 4,447 ▼2.81%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,725 ▲ +2.77% ETH $2,147 ▲ +2.85% XRP $1.4246 ▲ +1.4% SOL $89.9800 ▲ +2.82%
S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 89.46 ▼8.93 % ARI 4,447 ▼2.81 % S&P 500 6,506 ▼1.51 % DOW 45,577 ▼0.96 % NASDAQ 21,648 ▼2.01 % NAFTA 89.46 ▼8.93 % ARI 4,447 ▼2.81 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT: 2012-2015, numri i ndërmarrjeve eksportuese është rritur 23.6%

Sipas Insitutit të Statistikave (INSTAT) Në harkun kohor 2012-2015, numri i ndërmarrjeve eksportuese nga kombinimi i të dhënave të tregtisë së jashtme të mallrave me regjistrin e ndërmarrjeve ka ardhur duke u rritur. Numri i ndërmarrjeve eksportuese në vitin 2015, është 2.516 nga 2.036 ndërmarrje, që ishin në vitin 2012, duke u rritur me 23,6 %.

Sipas definicionit, ndërmarrjet mikro, të vogla dhe të mesme (NMVM), përgjatë këtij harku kohor (2012-2015) zënë në grupin e ndërmarrjeve për aktivitetin eksportues, mesatarisht në vit 95,9 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej.

Në vitin 2015, numri i NMVM eksportuese arriti në 2.411 ndërmarrje, duke u rritur 23,6 %, krahasuar me vitin 2012, ndërsa numri i NMVM importuese arriti në 8.723, duke u rritur 20,6 %, krahasuar me 2012.

Në vitin 2015, sipas madhësisë së tyre, ndërmarrjet eksportuese mikro (1-9 të punësuar) zënë 43,7 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, ndërmarrjet eksportuese të vogla (10-49 të punësuar) zënë 36,3 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej, ndërmarrjet eksportuese të mesme (50-249 të punësuar) zënë 15,8 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej dhe ndërmarrjet eksportuese të mëdha (250+ të punësuar) zënë 3,8 % të ndërmarrjeve eksportuese gjithsej.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.