Ekonomia
INSTAT: Drejtore e Përgjithshme e autorizuar do të jetë Mirela Muça
Mirela Muça do të mbajë postin e Drejtores së Përgjithshme të Institutit të Statistikave. Kryeministri Edi Rama përmes një vendimi ka autorizuar znj. Muça do të mbaj ë këtë post deri në rikthimin në punë të Gjergji Filipit.
“Drejtore e Përgjithshme e autorizuar do të jetë Mirela Muça e cila do të marrë përsipër kompetencat dhe detyrat për INSTAT. Nga data 3 Dhjetor 2015, me vendim të Z. Kryeministër, Instituti i Statistikave ka një Drejtor të Përgjithshëm të autorizuar deri në rikthimin në punë të Gjergji Filipit”, njoftoi të hënën zyra e shtypit e INSTAT-it