INSTAT: Ndërmarrjet e reja për vitin 2014, numërohen 17.377 ndërmarrje aktive
Gjatë vitit 2014 kane qene 17.377 ndërmarrje të reja aktive. Sipas raportit të publikuar së fundmi nga Instituti i Statistikave, “Shqipëria në shifra, 2014″, 34,4 % e ndërmarrjeve të reja ushtrojnë aktivitetin ekonomik “tregti”, ndërsa 2,2 % e tyre ushtrojnë aktivitetin ekonomik ”ndërtim”. Numri i ndërmarrjeve aktive në fund të vitit 2014 është 112.537 ndërmarrje.
Në raportin e INSTAT-it evidentohet se ndërmarrjet e huaja e të përbashkëta zënë rreth 4,7 % të ndërmarrjeve gjithsej për vitin 2014. Pronarët apo bashkëpronarët e huaj më së shumti janë italianë, me 43,2 %. Edhe gjatë viteve të mëparshme, pronarët dhe bashkëpronarët nga Italia kanë qenë mbizotërues. Shkalla e lindshmërisë së ndërmarrjeve të reja për vitin 2014 është 15 %. INSTAT-i bën të ditur se 5,385 ndërmarrje të reja kanë pronare/administratore femër.
Ndërmarrjet aktive sipas aktivitetit ekonomik
Aktiviteti ekonomik 2010 2011 2012 2013 2014
Gjithsej 103.038 109.039 106.837 111.083 112.537
Bujqësia, pyjet, peshkimi 1.700 1.932 1.775 1.690 2.260
Industria 9.898 10.354 9.886 10.333 10.154
Ndërtimi 4.451 4.813 4.752 4.819 4.575
Tregtia 43.325 45.214 43.851 44.878 44.969
Transporti dhe magazinimi 8.307 8.505 7.961 8.024 7.562
Akomodimi dhe shërbimi ushqimor 15.674 17.113 16.888 17.825 18.061
Informacioni dhe komunikacioni 2.009 2.270 2.330 2.495 2.590
Shërbime të tjera 17.674 18.838 19.394 21.019 22.236