☁️
Tiranë 8°C · Vranët 27 March 2026
S&P 500 6,477 ▼1.74%
DOW 45,960 ▼1.01%
NASDAQ 21,408 ▼2.38%
NAFTA 93.61 ▼0.92%
ARI 4,429 ▲1.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $68,536 ▼ -3.27% ETH $2,052 ▼ -4.67% XRP $1.3625 ▼ -2.77% SOL $86.1000 ▼ -5.24%
S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.61 ▼0.92 % ARI 4,429 ▲1.2 % S&P 500 6,477 ▼1.74 % DOW 45,960 ▼1.01 % NASDAQ 21,408 ▼2.38 % NAFTA 93.61 ▼0.92 % ARI 4,429 ▲1.2 %
EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1546 EUR/GBP 0.8651 EUR/CHF 0.9164 EUR/ALL 96.0769 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4403 EUR/TRY 51.2928 EUR/JPY 184.24 EUR/CAD 1.5974
27 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

INSTAT rishikon me rritje ecurinë ekonomike, 3.27% për 9-mujorin

INSTAT ka rishikuar me rritje ecurinë ekonomike të vendit për tremujorin e parë dhe të dytë, duke reflektuar të dhënat e reja nga TVSh e paguar nga bizneset dhe bujqësia, ndërsa ka publikuar dhe informacionin për tremujorin e tretë. Për 9-mujorin, zgjerimi i ekonomisë shqiptare ishte 3.27%.
Në tremujorin e tretë, rritja ekonomike ishte 3.08%. Kontributin kryesor në këtë rritje e kanë dhënë degët: Tregti, Hotele dhe Restorante dhe Transporti me +1,12 pikë përqindje, Ndërtimi me +0,77 pikë përqindje, Aktivitetet financiare dhe të Sigurimit me +0,42 pikë përqindje, Shërbimet e tjera me +0,29 pikë përqindje, Bujqësia, Pyjet dhe Peshkimi me +0,25 pikë përqindje. Negativisht ka kontribuar Industria, Energjia dhe Uji me -0,30 pikë përqindje, Aktivitete profesionale dhe Shërbime administrative me -0,08 pikë përqindje. Taksat Neto mbi produktet kontribuuan pozitivisht me +0,41 pikë përqindje.
Drejtoresha e INSTAT shpjegoi se për tremujorin e parë, ekonomia është rishikuar në rritje, nga 2.96% në 3.3%. Edhe në të dytin, tashmë INSTAT ka vlerësuar se ekonomia është rritur me 3.4% dhe jo me 3.21% siç kishte deklaruar më parë.
Informacioni i ri i ardhur nga Ministria e Bujqësisë dhe të dhënat e reja të deklaruara të bizneseve janë faktori kryesor që ka ndikuar në rishikimin në rritje të treguesve të ekonomisë.
Sipas INSTAT, degët kryesore të ekonomisë për tremujorin e tretë të vitit 2016 krahasuar me tremujorin e tretë të vitit 2015 shfaqen si më poshtë:
Aktiviteti i Bujqësisë, Pyjeve dhe Peshkimit pati një rritje me 1,57 %. Aktiviteti i Industrisë, Energjisë dhe Ujit pati rënie me 2,35% dhe ndikimin kryesor në këtë rënie e ka dhënë nëngrupi Industria Nxjerrëse duke shënuar rënie me 19,57%. Aktiviteti i Ndërtimit pati rritje me 8,33 %. Grupi i aktiviteteve Tregti, Hotele, Restorante dhe Transport pati një rritje prej 6,67 %. Grupi i aktiviteteve Informacioni dhe Komunikacioni u shfaq me rënie prej 1,16 %. Aktiviteti Financiar dhe i Sigurimit ka shënuar një rritje prej 15,40%. Aktiviteti i Pasurive të Paluajtshme ka shënuar një rritje prej 1,53%. Grupi i Aktiviteteve profesionale dhe Shërbime administrative u shfaq me një rënie prej 1,38%. Grupi i aktiviteteve të Administratës Publike, Arsimit dhe Shëndetësisë pati rritje me 1,22%. Grupi i aktiviteteve Shërbime të tjera si Arte dhe argëtim, Aktivitete të tjera shërbimi, Aktivitete të familjes, Aktivitete të familjes për përdorim të vet, Aktivitete të organizatave ndërkombëtar, pati rritje me 13,40 %.
Taksat Neto mbi produktet patën rritje me 3,

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.