☁️
Tiranë 18°C · Vranët 12 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
₿ CRYPTO
BTC $70,878 ▼ -2.7% ETH $2,186 ▼ -2.77% XRP $1.3247 ▼ -1.66% SOL $81.6100 ▼ -3.58%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205 EUR/USD 1.1717 EUR/GBP 0.8713 EUR/CHF 0.9249 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4128 EUR/TRY 52.3148 EUR/JPY 186.55 EUR/CAD 1.6205
12 Apr 2026
Breaking
Parlamentare

Institucionet e reja ‘përçajnë’ reformën në drejtësi

Institucionet e reja që krijohen me reformën në drejtësi janë “molla e madhe e sherrit” mes opozitës dhe maxhorancës, megjithëse palët thonë se është bërë progres në pikat e tjera të kësaj reforme.

Në përfundim të mbledhjes së kësaj të premteje, fillimisht Eduard Halimi dhe më pas Fatmir Xhafaj dhanë përfundimet nga kjo mbledhje maratonë.

Halimi tha se ka një dakortësi mes palëve për antikorrupsionin, por shprehu rezerva për institucionet e reja që dalin nga kjo reformës dhe mënyrën e zgjedhjes së anëtarëve të tyre.

Edhe Xhafaj konfirmoi ngërçin në këtë pikë. “Institucionet e reja janë çështja më e debatueshme”, tha ai duke shprehu bindjen se palët do të avancojnë drejt gjetjes së një qëndrimi të përbashkët në ditët në vijim.

Komisioni rinisi punën pas 3 javësh ndërprerje. Partia Demokratike iu rikthye bisedimeve, pasi Kuvendi miratoi të enjten dy kërkesat e saj për zbatimin e Kushtetutës, ngritjen e komisionit hetimor për CEZ-in dhe interpretimin nga Gjykata Kushtetuese për vlefshmërinë e mandateve të dy deputetëve.

Përmbushja e këtyre kushteve rikthen opozitën jo vetëm në komisionin e drejtësisë, por edhe në komisionet e tjera parlamentare, duke i dhënë fund marrëdhënies së kushtëzuar me Parlamentin.

Ndërkohë, Delegacioni i Bashkimit Europian dhe Ambasada e Shteteve të Bashkuara, nëpërmjet një deklarate të përbashkët mbështeten rifillimin e dialogut. Ata u bënë thirrje partive politike që të dëgjojnë zërin e 91 përqind të shqiptarëve që e mbështesin këtë reformë të rëndësishme, duke e çuar atë drejt përfundimit me sukses pa vonesa apo pengesa.

“Të gjitha partitë politike kanë një rol në këtë proces dhe kanë përgjegjësinë madhore për të arritur një marrëveshje”, thuhet në deklaratën e përbashkët.

Mbledhja e Komisionit për Reformën në Drejtësi u zhvillua me dyer të mbyllura dhe atje ka marrë pjesë në fillim edhe Ambasadorja e Bashkimit Europian, Romana Vllahutin, e cila ka inkurajuar palët ta miratojnë reformën deri në verë.

Socialistët dhe demokratët kanë diskutuar për 6 çështjet që kishin mbetur në axhendën politike, por nuk kanë arritur në përfundime që mund të quhen konsensuale. Secila palë ka paraqitur propozimet e veta sesi duhet zgjidhur mosmarreveshja për procesin e vlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, mbarimin e parakohshëm të mandateve, përfshirë dhe atë të Prokurorit të Përgjithshëm, si dhe për mënyrën sesi duhet të zgjidhen anëtarët jo gjyqtarë dhe jo prokurorë të Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe të Këshillit të Lartë të Prokurorisë.

Deri javën e ardhshme pritet që ekspertët e huaj të sjellin propozime konkrete për idetë e hedhura në dialogun politik mes palëve.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.