Ekonomia

Integrimi në BE, rregullat e zbatimit të asistencës financiare për Shqipërinë

Komisioni Europian do të mbështesë me asistencë financiare zbatimin e reformave politike, ligjore dhe ekonomike në vendin tonë për të arritur standardet e Bashkimit Europian.

erisa-xhixhoKomisioni Parlamentar i Ekonomisë miratoi marrëveshjen kuadër mes qeverisë dhe Komisionit Evropian, për rregullat e zbatimit të asistencës financiare të BE-së për Shqipërinë, në kuadër të instrumentit për asistencën e para-anëtarësimit (IPA II). Zbatimi i programit të asistencës financiare të Komisionit Evropian në vendin tonë do të bëhet në bazë të rregullores zbatuese të saj.

Zëvendësministrja e Integrimit, Erisa Xhixho tha se instrumenti i ri për asistencën e para-anëtarësimit apo “Rregulloren IPA II” do të përbëjë bazën ligjore për dhënien e asistencës financiare për vendin tonë, për ta mbështetur atë në miratimin dhe zbatimin e reformave politike, institucionale, ligjore, administrative, sociale dhe ekonomike si dhe për të përafruar, gradualisht, rregullat, standardet dhe politikat e BE-së, me synimin për t’u bërë vend anëtar.

Sipas relacionit të kësaj marrëveshjeje, asistenca për përfituesin IPA II jepet mbi bazën e dokumenteve strategjike kombëtare ose shumëvendëshe si dhe prioriteteve të identifikuara, në kuadrin e politikave të zgjerimit, të përcaktuara nga BE-ja. Kjo marrëveshje parashikon dhe lidhjen e “Marrëveshjeve Sektoriale”, që nënkupton një marrëveshje që lidhet ndërmjet Komisionit dhe përfituesit IPA II për një fushë apo program specifik të IPA II, ku përcaktohen rregullat dhe procedurat që duhen respektuar, të cilat nuk përfshihen në këtë marrëveshje apo në marrëveshjet e financimit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button