🌧️
Tiranë 14°C · Shi i lehtë 03 Nëntor 2026
S&P 500 7,541 ▼0.51%
DOW 51,984 ▲0.41%
NASDAQ 25,164 ▼1.07%
NAFTA 97.23 ▲0.8%
ARI 3,924 ▼1.15%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
₿ CRYPTO
BTC $77,460 ▼ -0.43% ETH $2,286 ▼ -0.02% XRP $1.2876 ▲ +2.98% SOL $93.2400 ▼ -0.92%
S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 % S&P 500 7,541 ▼0.51 % DOW 51,984 ▲0.41 % NASDAQ 25,164 ▼1.07 % NAFTA 97.23 ▲0.8 % ARI 3,924 ▼1.15 %
EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650 EUR/USD 1.1195 EUR/GBP 0.8350 EUR/CHF 0.9176 EUR/ALL 91.0200 EUR/MKD 61.4970 EUR/RSD 117.5648 EUR/TRY 55.9660 EUR/JPY 176.79 EUR/CAD 1.5650
03 Nën 2026
Breaking
Maqedonia e Veriut

Interesim i dobët i nxënësve për shkollat profesionale në Tetovë

Shkollat e mesme profesionale në Tetovë vuajnë mungesën e nxënësve, edhe pse trendi për orientim profesional apo kërkesa nga kompanitë shkon gjithnjë e duke u rritur më shumë.

Në dy afatet e para, interesim i ulët për regjistrim është vërejtur në Shkollën ekonomike dhe atë të tekstilit.

“Në shkollën ekonomike për fat të keq kemi numër të vogël të nxënësve të pranuar, e që numri është rreth dyzet, dhe tek shkolla e mesme tekstile, deri më tani nxënësit që kanë plotësuar kriterin me 45 pikë janë pranuar vetëm 44 nxënës dhe aty, do kërkojmë nga Ministria ulje të numrit të pikëve që të mund nxënësit që nuk kanë plotësuar kriteriumin e pikëve të regjistrohen”, u shpreh Nazmi Dauti nga Sektori për Arsim në komunën e Tetovës.

Shkolla më e kërkuar vazhdon të mbetet mjekësia. Që në afatin e parë, janë plotësuar gjitha vendet për drejtimin motër medicinale, ndërsa në drejtimin e kozmetikës, për 30 vende të lira kanë konkurruar mbi 200 nxënës.

“Në afatin e parë të regjistrimit ne kishim diku mbi 600 aplikime në gjuhën shqipe, maqedonase dhe turke. Ndërsa në afatin e dytë afër 200 aplikime, por prej tyre shumë pak plotësonin kushtet për drejtimet 70 pikë. Prej tyre janë pranuar diku vetëm 20” , tha Malësore Ramadani, Drejtoreshë e SH M M “Nikolla Shtejn”.

Vende të lira ka në drejtimet teknik i farmacisë, asistent dentar e gjinekologji, por kriteri i pikëve thotë Ramadani, mbetet i pandryshuar dhe nuk do të ulet.

Interesimi më i madh pas mjekësisë në Tetovë, është për gjimnazin “Kiril Pejçinoviq”, ku edhe më tej vazhdon të ketë vende të lira për regjistrim në disa drejtime për afatet e mbetura./Alsat/

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.