☁️
Tiranë 14°C · Vranët 30 March 2026
S&P 500 6,384 ▲0.23%
DOW 45,349 ▲0.4%
NASDAQ 20,967 ▲0.09%
NAFTA 102.27 ▲2.64%
ARI 4,554 ▲0.65%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
₿ CRYPTO
BTC $67,743 ▲ +1.56% ETH $2,070 ▲ +3.68% XRP $1.3492 ▲ +1.45% SOL $84.6200 ▲ +2.93%
S&P 500 6,384 ▲0.23 % DOW 45,349 ▲0.4 % NASDAQ 20,967 ▲0.09 % NAFTA 102.27 ▲2.64 % ARI 4,554 ▲0.65 % S&P 500 6,384 ▲0.23 % DOW 45,349 ▲0.4 % NASDAQ 20,967 ▲0.09 % NAFTA 102.27 ▲2.64 % ARI 4,554 ▲0.65 %
EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974 EUR/USD 1.1498 EUR/GBP 0.8678 EUR/CHF 0.9189 EUR/ALL 96.0705 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4414 EUR/TRY 51.1312 EUR/JPY 184.27 EUR/CAD 1.5974
30 Mar 2026
Breaking
Bota

Interpoli lëshon “alarmin e kuq”, pritet tjetër valë arrestimesh mes ish-zyrtarëve të FIFA-s

Pas hetimeve të FBI-së dhe pas arrestimeve të 7 zyrtarëve të lartë të ekzekutuara nga autoritetet zvicerane, shumë shpejt pritet edhe një valë e re arrestimesh… Të paktën kështu mësohet nga zyra e Interpolit në Lion të Francës.

“Alarmi i kuq” i lëshuar këtë të martë, siç konsiderohet njoftimi për urdhërarreste ndërkombëtare me kërkesë të autoriteteve amerikane, i referohet dy ish-zyrtarëve të lartë të FIFA-s dhe 4 shefave të tjerë ekzekutivë, të cilët akuzohen gjithashtu për shantazh, konspiracion dhe korrupsion.

Në “listën e zezë” këtë herë kanë përfunduar Jack Warner, me shtetësi nga Trinidad dhe Tobago, ish-zëvendëspresident i FIFA-s dhe anëtar i Komitetit Ekzekutiv, ish-president i CONCACAF-it apo organizata më e lartë drejtuese e futbollit për Amerikën Veriore dhe Qendrore, si dhe këshilltar special i Federatës së Futbollit të Trinidad dhe Tobagos (TTFF); Alejandro Burzaco, me shtetësi argjentinase, i cili ka ndër kontrollorët kryesorë të “Torneos & Competencias S.A.”, një organizatë biznesi për marketingun sportiv të Argjentinës; Hugo Jinkis dhe Mariano Jinkis, sërish shtetas argjentinas, ish-drejtues të “Full Play Group S.A.”, një tjetër organizatë biznesi e Argjentinës; si dhe ndaj Jose Margulies, i njohur gjithashtu si Jose Lazaro, shtetas brazilian dhe kontrollor i “Valente Corp. & Somerton Ltd”, organizatë biznesi për transmetimet televizive.

“Alarmet e kuqe” janë thjesht një mënyrë njoftimi nga ana e Interpolit për vendet e saj anëtare, që bën të ditur se është lëshuar një mandat arresti për një individ nga autoritetet e drejtësisë dhe synon të lokalizojë e arrestojë personat në fjalë, me synimin për t’i ekstraduar e për t’u gjykuar.

Individët e sipërpërmendur janë të kërkuar nga organe drejtësie kombëtare, por roli i Interpolit është asistimi i forcave policore kombëtare në identifikimin dhe gjetjen e vendndodhjes së tyre, me synimin për t’i arrestuar dhe ekstraduar në SHBA. Siç shpjegon Interpoli, këto alarme nuk nënkuptojnë mandat arresti ndërkombëtar, ndaj dhe Interpoli nuk mund të detyrojë ndonjë vend anëtar për arrestimin e tyre, as nuk mund të dërgojë oficerët e Sekretariatit të Përgjithshëm për ta. Vetëm autoritetet ligjzbatuese të vendeve anëtare të Interpolit, ku këta individë ndodhen, kanë autoritetin ligjor për t’i arrestuar ata.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.