Intervista e plotë/ Colturi: Shqipërinë ma këshilluan prindërit, dua të vazhdoj arsimin e lartë!
Suksesi i arritur në Botërorin e skive alpine ka kthyer Lara Colturi-n në një personazh në botën e sportit në Itali. “La Gazzetta dello Sport” i ka dedikuar vëmendje të veçantë skiatores piemonteze, e cila përfaqëson Shqipërinë, duke i publikuar një intervistë në numrin e radhës të “Sportweek”.
Colturi konsiderohet si një prej sportisteve ekselente të një brezi që mund të jetë i artë për Italinë pasi si ajo në 2006 kanë lindur edhe Kimi Antonelli, Sara Curtis dhe Lorenzo Finn. “Është shumë bukur të shikosh bashkëmoshatarë të mi që të jenë kaq të suksesshëm”, nis 19-vjeçarja.
Ajo tregon se përveç skive është e fokusuar edhe në shumë aktivitete të tjera. “Lexoj shumë, mbi të gjitha romane dhe libra që flasin për përgatitjen psikologjike të atletëve si Federica Brignone, Lindsey Vonn dhe Aksel Svindal. Pasi mbarova të mesmen kërkoja diçka ndryshe për të kaluar kohën e lirë. Nuk më pëlqen të qëndrojë përballë telefonit. Në kohën e lirë i bie edhe pianos, por kohët e fundit kam humbur disi reflekset”, tregon Colturi.
Sa i përket të ardhmes skiatorja shpejgon se nuk shikon vetëm skitë. Ajo rrëfen se të mesmen e ka mbyllur e orientuar për ekonomi dhe financë. “Mendoj se vitin që vjen ose atë pasardhës do të nis edhe Universitetin. Në këtë drejtim jam këshilluar edhe me Sofia Goggia-n”, zbulon Colturi.
Në këtë intervistë Colturi u pyet edhe për zgjedhjen që bëri pak vite më parë kur vendosi që të përfaqësonte Shqipërinë. “E kam të vështirë që të them se çfarë do të kishte ndodhur nëse unë do të qëndroja në Itali. Kur vendosëm që të përfaqësoja Shqipërinë isha vetëm 16 vjeç dhe atë vendim e mora duke u besuar këshillave të prindërve. Pa mbështetetjen e atyre nuk do të isha këtu. Sot jam e lumtur për zgjedhjen e bërë dhe për rrugëtimin që kemi nisur. Në Shqipëri sportet dimërore praktikisht ishin diçka e panjohur, por tani interesi është rritur. Jam e lumtur që kam dhënë kontributin tim në këtë drejtim”, tregon Colturi. A.V.
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



Komentet
Bëhu i pari që komenton!
Lini një Koment të Ri
Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.