☁️
Tiranë 10°C · Vranët 26 March 2026
S&P 500 6,592 ▲0.54%
DOW 46,429 ▲0.66%
NASDAQ 21,930 ▲0.77%
NAFTA 91.80 ▲1.64%
ARI 4,514 ▼0.83%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
₿ CRYPTO
BTC $70,879 ▲ +0.16% ETH $2,153 ▼ -0.38% XRP $1.4042 ▼ -0.55% SOL $90.9400 ▼ -0.81%
S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 % S&P 500 6,592 ▲0.54 % DOW 46,429 ▲0.66 % NASDAQ 21,930 ▲0.77 % NAFTA 91.80 ▲1.64 % ARI 4,514 ▼0.83 %
EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973 EUR/USD 1.1576 EUR/GBP 0.8652 EUR/CHF 0.9156 EUR/ALL 95.9514 EUR/MKD 61.6981 EUR/RSD 117.4670 EUR/TRY 51.3822 EUR/JPY 184.28 EUR/CAD 1.5973
26 Mar 2026
Breaking
Bota

Intrigat e fronit saudit, Mbreti cakton pasues të birin

Të birin, në vend të nipit. Mbreti i Arabisë Saudite caktoi Princ kurore djalin e vet të preferuar, Mohammed bin Salman, duke zëvendësuar njeriun që ishte deri tani i pari në radhë për marrjen e fronit, Mohammed bin Nayef.

Dekreti i monarkut do të thotë se, 31-vjeçari Mohammed bin Salman do të bëhet zëvendëskryeministër, duke e ruajtur njëkohësisht edhe postin e ministrit të Mbrojtjes. 57-vjeçari bin Nayef është shkarkuar sakaq nga detyra e shefit të Sigurisë së Brendshme.

Pavarësisht këtyre lëvizjeve, ai i ka premtuar besnikëri Princit të ri të kurorës.

Mbreti 81-vjeçar Salman u ngjit në fron janarin e vitit 2015, pas vdekjes së vëllait të tij nga babai, Abdullah bin Abdul Aziz. Lëvizjet e para në kabinet, ai i njoftoi vetëm pak muaj pas marrjes së frerëve të vendit, e ishte ai vet që e caktoi bin Nayef si Princ të kurorës, ndërsa të birin si zëvendësin e kushëririt.

Kjo u konsiderua asokohe një thyerje e traditës, sepse Arabia Saudite ishte sunduar gjithmonë nga monarkë të moshave të thyera, 70 apo 80 vjeç. Promovimi i i Princit Mohammed bin Salman dhe ngjitja e tij e shpejtë në pushtet, shihet nga gjenerata e re e vendit si shenjë e faktit që gjërat po ndryshojnë.

Si ministër i Mbrojtjes dhe zëvendësprinci i kurorës, ai ka drejtuar luftën e Arabisë Saudite në Jemen, e ka mbikëqyrur politikat energjetike të Mbretërisë së Gjirit, ndërsa Mohammed bin Nayef ka qenë shef sigurie për shumë vite me radhë dhe njihej për qëndrimin e ashpër ndaj militantëve xhihadistë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.