Kronika

INUK vazhdon prishjen e ndërtimeve pa leje në Tiranë

INUK pritet të shembë  sot një ndërtesë 5-katëshe në zonën e Yzberishtit në Tiranë.

INUK-240x200INUK njofton se shembja e objektit të ndërtuar pa leje do të bëhet me shpërthim të komanduar rreth orës 12:00.

Ekspertët kanë marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që shpërthimi të mos shkaktojë dëme në ndërtesat e tjera përreth.

Në kuadër të zbatimit të masave të rrepta të sigurisë, INUK njofton se do të bllokohet për rreth 20 minuta qarkullimi i automjeteve në të dyja akset e Unazës së Re.

Pak javë më parë, INUK shembi me sukses, me shpërthim të komanduar, një ndërtesë buzë rrugës në zonën e Vaqarrit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button