☁️
Tiranë 12°C · Vranët 23 March 2026
S&P 500 6,585 ▲1.21%
DOW 46,223 ▲1.42%
NASDAQ 21,937 ▲1.34%
NAFTA 89.93 ▼8.45%
ARI 4,384 ▼4.17%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
₿ CRYPTO
BTC $70,691 ▲ +2.74% ETH $2,143 ▲ +2.9% XRP $1.4358 ▲ +2.99% SOL $90.4100 ▲ +3.4%
S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.93 ▼8.45 % ARI 4,384 ▼4.17 % S&P 500 6,585 ▲1.21 % DOW 46,223 ▲1.42 % NASDAQ 21,937 ▲1.34 % NAFTA 89.93 ▼8.45 % ARI 4,384 ▼4.17 %
EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845 EUR/USD 1.1560 EUR/GBP 0.8668 EUR/CHF 0.9106 EUR/ALL 96.0524 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4749 EUR/TRY 51.2567 EUR/JPY 183.93 EUR/CAD 1.5845
23 Mar 2026
Breaking
Ekonomia

Investim në Qytetin Studenti për të kursyer energjinë

Konviktet e kampusit universitar të Qytetit Studenti në Tiranë, do t’u nënshtrohen një projekti rinovimi sipas parimit të eficencës energjitike.

Komisioni i Ekonomisë miratoi me konsesus një marrëveshje granti falas nga qeveria gjermane prej 4,5 milionë euro që do të përdoret pikërisht për të rritur eficencën në këto ndërtesa. Sipas autoriteteve do të kursehet deri në 15 përqind energji dhe pritet që parimi i eficencës së energjisë të përfshijë çdo ndërtim të ri në Shqipëri, privat apo publik.

“Të kursesh nga izolimi dhe nga mënyra e re e konceptimit të ndërtimit dhe kur të hyjë në fuqi ligji i ri i performancës së ndërtesave, çdo ndërtim i ri do të bëhet në kushtet e eficencës së energjisë. Sot humbasim 14-15 përqind të energjisë për shkak të ndërtimeve jo eficente sa i përket konsumit energjitik”, tha para Komisionit, zv.ministri i Energjitikës, Ilir Bejtja.

Projekti është planifikuar të fillojë këtë vit dhe do të zgjasë deri në 2018. Zbatuese do të jetë Ndërmarrja e Qytetit Studenti nr.1  në Tiranë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.