☀️
Tiranë 12°C · Kthjellët 11 April 2026
S&P 500 6,817 ▼0.11%
DOW 47,917 ▼0.56%
NASDAQ 22,903 ▲0.35%
NAFTA 96.57 ▼1.33%
ARI 4,787 ▼0.64%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
₿ CRYPTO
BTC $73,698 ▲ +0.95% ETH $2,321 ▲ +3.33% XRP $1.3733 ▲ +0.88% SOL $86.0600 ▲ +1.05%
S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 % S&P 500 6,817 ▼0.11 % DOW 47,917 ▼0.56 % NASDAQ 22,903 ▲0.35 % NAFTA 96.57 ▼1.33 % ARI 4,787 ▼0.64 %
EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210 EUR/USD 1.1719 EUR/GBP 0.8714 EUR/CHF 0.9248 EUR/ALL 95.8543 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4167 EUR/TRY 52.3192 EUR/JPY 186.62 EUR/CAD 1.6210
11 Apr 2026
Breaking
Kosova

Investitorë të huaj interesohen për shëndetësinë

Përfaqësues të kompanive nga Austria e Gjermania, kanë vizituar sot Ministrinë e Shëndetësisë dhe kanë shfaqur interesim për investime për fushat e shërbimeve deficitare në shëndetësinë e Kosovës.

Përfaqësuesit e kompanisë “Amethy Radiotherapy Deutchland Gmbh”, dr. Paul Stuchetz dhe dr. Emil Hensler, nënkryetar i kompanisë Elekta për Evropë, Amerikë Latine, Afrikë dhe Lindjen e Mesme, janë interesuar kryesisht në fushën e radio-onkologjisë si dhe bashkëpunimin me Ministrinë e Shëndetësisë dhe spitalet e vendit, me qëllim të ofrimit të shërbimeve shëndetësore deficitare në Kosovë, në një partneritet të përcaktuar sipas ligjeve në fuqi në Republikën e Kosovës.

Këta investitorë janë pritur nga zëvendësministri i Shëndetësisë Izet Sadiku, i cili sipas një komunikate për media të kësaj ministrie i ka njoftuar ata me reformat shëndetësore në proces, aspektet ligjore të bashkëpunimit, fushat ku ka më shumë nevojë për bashkëpunim midis Kosovës, profesionistëve të saj shëndetësor dhe investitorëve të interesuar, me qëllim të sigurimit të shërbimeve shëndetësore sa më cilësore dhe më pak të kushtueshme për sektorin shëndetësor në Kosovë.

“MSH është e angazhuar që të krijojë sa më shumë mundësi që qytetarët kosovarë të marrin shërbime sa më cilësore në sektorin publik shëndetësor, të ketë konkurrencë të shëndoshë me sektorin privat dhe të hapen mundësi bashkëpunimi me institucione të ndryshme edhe jashtë vendit”, theksoi Sadiku.

Sipas tij, synim i ministrisë është që qytetarët të marrin shërbime adekuate shëndetësore në Kosovë dhe sa më pak mjete të taksapaguesve kosovarë të shkojnë jashtë shtetit, si pasojë e funksionimit jo të plotë të disa shërbimeve shëndetësore në vend”, ka thënë Sadiku.

Më tutje, po sipas komunikatës Sadiku ka shtuar se është e rëndësishme gjithashtu edhe ngritja e vazhduar në aspektin e edukimit profesional e profesionistëve shëndetësorë, të cilët mund të përfitojnë përmes bashkëpunimeve të ndryshme në fu sha specifike.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.