☁️
Tiranë 16°C · Vranët 19 March 2026
S&P 500 6,625 ▼1.36%
DOW 46,225 ▼1.63%
NASDAQ 22,152 ▼1.46%
NAFTA 95.97 ▲0.53%
ARI 4,608 ▼5.89%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
₿ CRYPTO
BTC $69,345 ▼ -4.28% ETH $2,133 ▼ -4.89% XRP $1.4380 ▼ -1.97% SOL $88.2100 ▼ -2.65%
S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.97 ▲0.53 % ARI 4,608 ▼5.89 % S&P 500 6,625 ▼1.36 % DOW 46,225 ▼1.63 % NASDAQ 22,152 ▼1.46 % NAFTA 95.97 ▲0.53 % ARI 4,608 ▼5.89 %
EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751 EUR/USD 1.1477 EUR/GBP 0.8641 EUR/CHF 0.9087 EUR/ALL 96.0260 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4475 EUR/TRY 50.8071 EUR/JPY 182.78 EUR/CAD 1.5751
19 Mar 2026
Breaking
Bota

Irani ekzekuton tre persona për protestat e fundit

Irani ka ekzekutuar për herë të parë tre burra në lidhje me protestat masive të fundit, raportuan sot mediet shtetërore.

Sipas raportimeve, burrat u ekzekutuan pasi u akuzuan për përgjegjësi në vrasjen e dy anëtarëve të forcave të sigurisë në kryeqytetin Teheran.

Vendimet gjyqësore u dhanë mbi akuza që përfshijnë vrasje dhe “veprime operative” të lidhura me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Izraelin.

Ekzekutimet në Iran zakonisht kryhen me varje.

Protestat shpërthyen fillimisht në fund të dhjetorit për shkak të krizës ekonomike, por shpejt u shndërruan në kryengritje politike kundër sistemit autoritar të Republikës Islamike.

Forcat e sigurisë reaguan me një goditje të ashpër, gjatë së cilës mijëra protestues u vranë.

Në mesin e janarit, sistemi gjyqësor iranian njoftoi se kishte nisur ngritjen e akuzave të para.

Rastet më serioze që lidhen me “trazirat” u tha se do të trajtoheshin me përparësi dhe veçmas.

Kreu i gjyqësorit iranian, Gholam-Hossein Mohseni-Ejei, kishte bërë thirrje për hakmarrje ndaj vrasjeve të anëtarëve të forcave të sigurisë dhe policisë gjatë protestave.

Ai theksoi se personat që sulmuan policinë apo objektet e sigurisë dhe infrastrukturën urbane duhet të dalin përpara drejtësisë me prioritet.

Gjatë valëve të mëparshme të protestave, autoritetet kanë dhënë gjithashtu dënime me vdekje.

Në vitin 2022, protesta shpërthyen në mbarë vendin nën sloganin “Grua, Jetë, Liri”, pas vdekjes së një gruaje kurdo-iraniane në paraburgim policor, e akuzuar për mbajtje të papërshtatshme të shamisë. Në lidhje me ato trazira, Irani ekzekutoi të paktën 12 persona.

Grupet e të drejtave të njeriut kanë kritikuar prej kohësh Iranin për përdorimin e gjerë të dënimit me vdekje, duke akuzuar autoritetet se e përdorin atë si mjet frikësimi.

Sipas Agjencisë së Lajmeve të Aktivistëve për të Drejtat e Njeriut (HRANA), më shumë se 2 000 persona janë ekzekutuar në Iran vitin e kaluar, shifra më e lartë në dekada./  /Ad.Ab./ a.jor.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.