Isa Mustafa kandidon për kryetar të LDK-së
Kryeministri i Kosovës dhe lideri aktual i LDK-së, Isa Mustafa e pranon për herë të parë se do të garojë edhe për një mandate për të parin e LDK-së.
Këtë e ka konfirmuar për Botapress.
Mustafa po ashtu ka vlerësuar zgjedhjet në LDK si një proces i organizuar mirë dhe krejtësisht demokratik.
Ai ka folur edhe për problemet e shfaqur në disa degë, si në Gjakovë, Obiliq e Skenderaj, me ç’rast i ka akuzuar ata të cilët “…i kanë falur votat e LDK-së për partitë e tjera në mandatet e kaluar dhe e kanë dëmtuar këtë degë. Ata njerëz sot flasin për vlera dhe për rugovizëm, ndërsa të njëjtit e kanë përdhosë LDK-në” ka thënë lideri Mustafa.
Në këtë intervistë Isa Mustafa gjithashtu ka folur për kundërkandidaturat e mundshme të Fatmir Sejdiut, Vjosa Osmanit dhe Lutfi Hazirit duke vlerësuar si “garë të brendshme demokratike!”.