🌤️
Tiranë 6°C · Kryesisht kthjellët 16 March 2026
S&P 500 6,632 ▼0.61%
DOW 46,558 ▼0.26%
NASDAQ 22,105 ▼0.93%
NAFTA 98.55 ▼0.16%
ARI 5,018 ▼0.86%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
₿ CRYPTO
BTC $72,775 ▲ +2.18% ETH $2,185 ▲ +4.31% XRP $1.4473 ▲ +2.42% SOL $92.1200 ▲ +4.66%
S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.55 ▼0.16 % ARI 5,018 ▼0.86 % S&P 500 6,632 ▼0.61 % DOW 46,558 ▼0.26 % NASDAQ 22,105 ▼0.93 % NAFTA 98.55 ▼0.16 % ARI 5,018 ▼0.86 %
EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681 EUR/USD 1.1433 EUR/GBP 0.8635 EUR/CHF 0.9034 EUR/ALL 96.0910 EUR/MKD 61.6949 EUR/RSD 117.3975 EUR/TRY 50.5619 EUR/JPY 182.42 EUR/CAD 1.5681
16 Mar 2026
Breaking
Politika

Ish-Ambasadori Peci: Shqipëria kundër vendimit të Amerikës, u bëri dëm gjithë shqiptarëve

Vota e Shqipërisë pro rezolutës së iniciuar nga vendet islamike në OKB, që direkt shkoi kundër vendimit të SHBA’së për ta njohur Jerusalemin kryeqytet të Izraelit, ka shokuar shumëkënd që Amerikën e sheh aleatin më të madh ndërkombëtar të shqiptarëve. Shumëkush, në këtë situatë, konsideron se abstenimi ka qenë zgjidhja më e mirë. Ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulzim Peci, thotë se me votën e saj Shqipëria u bëri dëm të madh të gjithë shqiptarëve, e pasojat e kësaj, do t’i vuajë edhe Kosova.

Pas votimit në New York, pati reagime në lidhje me votën e Shqipërisë kundër vendimit të presidentit Trump për ta njohur Jerusalemin, qendrën e tri religjioneve, si kryeqytet të Izraelit. Në një intervistë dhënë Gazetës Express, ish-ambasadori i Kosovës në Suedi, Lulëzim Peci, thotë se vota e Shqipërisë në përkrahje të rezolutës të sponsoruar nga Turqia, është një gabim i madh.

Si e komentoni votën e Shqipërisë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB’së, me të cilën kërkohet anulimi i vendimit të Presidentit të SHBA’së për njohjen e Jerusalemit si kryeqytet të Izraelit?

Vota e Shqipërisë në përkrahje të rezolutës të sponsoruar nga Turqia (kryesuese e Organizatës Islamike për Bashkëpunim) dhe Jemeni (Kryesuese e Grupit Arab në OKB), sipas mendimit tim, është një gabim i madh i diplomacisë shqiptare. Me këtë votë Shqipëria u rreshtua kundër aleatit më të madh të shqiptarëve, për dallim prej disa vendeve të tjera të regjionit, sikurse Kroacia dhe Bosnja e Hercegovina, të cilat abstenuan. Me këtë votim Shqipëria tregoi se nuk është një aleat plotësisht i besueshëm i SHBA-ve, pasi për mospajtimin eventual me Washingtonin në lidhje me këtë çështje, ajo nuk e zgjodhi abstenimin, por mori qëndrim kundër saj.

Shumëkush sugjeroi që Shqipëria do të kishte qenë mirë së paku të abstenonte?
Nëse Shqipëria do të abstenonte, do të kishte mundësinë që të ruante kredibilitetin e saj para Washingtonit, dhe në anën tjetër, nuk do të dilte edhe në kundërshtim me shumicën e vendeve të BE-së që votuan kundër SHBA-ve, me përjashtim të Republikës Çeke, Hungarisë, Kroacisë, Latvisë dhe Polonisë, të cilat po ashtu abstenuan.

Kishte një paralajmërim nga Trump dhe Ambasadorja Amerikane e SHBA’së në OKB se do të mbajnë shënime për shtetet që dalin kundër Amerikës duke e votuar këtë rezolutë. A mund të përballet Shqipëria me ndonjë pasojë pas këtij vendimi dhe cilat mund të jenë ato?

Pasoja më e madhe e Shqipërisë është humbja e kredibilitetit të partneritetit deri më tani të pakontestuar me SHBA-të, e cila mund të reflektohet me ftohjen e marrëdhënieve me Washingtonin.

Analistë dhe komentues të ndryshëm thonë se, duke votuar kështu, Shqipëria dhe elita udhëheqëse e saj po sillet në orbitën e Erdoganit dhe shteteve islamike, pasi që Shqipëria është edhe anëtare e Organizatës Islamike. A qëndron kjo?
Votimi i Shqipërisë nuk mund edhe të ndahet nga qëndrimi dhe influenca e Turqisë,  e cila në këtë rast ka koinciduar edhe me qëndrimin e shumicës së vendeve të BE-së. Nuk mendoj se Shqipëria sillet në orbitën e vendeve islamike, përkundër anëtarësisë së saj në Organizatën Islamike, mirëpo në anën tjetër, influenca e theksuar e Erdoganit ndaj Tiranës është fakt i pamohueshëm.

Sa i dëmton kjo votë shqiptarët në përgjithësi. Historikisht, por edhe në bazë të deklaratave të të gjithë liderëve ku jetojnë shqiptarët, Amerika konsiderohet si aleati kryesor dhe shtet që mban vulën e krijimit të shteteve shqiptare, Kosovës dhe Shqipërisë?
Me këtë votim i është shkaktuar dëm edhe Kosovës në prag të fillimit të bisedimeve për normalizimin e plotë të marrëdhënieve me Serbinë, me ç‘rast pritet edhe një involvim shumë më i lartë i SHBA’së në këtë proces. Po duket se nga Tirana zyrtare është harruar fakti se Presidenti Bush pikërisht nga Shqipëria e bëri publik qëndrimin se Kosova do të bëhet e pavarur, dhe se aty e mbajti edhe takimin trilateral me presidentët e asokohshëm të Shqipërisë, Kroacisë dhe Maqedonisë, duke i bërë një nder këtij vendi, që asnjë nga vendet e regjionit deri më tani nuk e ka përjetuar nga administrata amerikane. Sikurse besueshmëria dhe nderimi, ashtu edhe lëvizja në pozitat e aleatëve të pasigurt e të dyshimtë, janë fakte që regjistrohen dhe që ndikojnë substancialisht në formulimin e politikave dhe marrjen e kursit të veprimeve në politikën ndërkombëtare.

 

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.