☁️
Tiranë 10°C · Vranët 31 March 2026
S&P 500 6,530 ▲2.94%
DOW 46,346 ▲2.5%
NASDAQ 21,591 ▲3.83%
NAFTA 102.30 ▼0.56%
ARI 4,703 ▲3.2%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
₿ CRYPTO
BTC $67,796 ▲ +2.23% ETH $2,095 ▲ +3.86% XRP $1.3429 ▲ +1.9% SOL $82.5800 ▲ +0.54%
S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 % S&P 500 6,530 ▲2.94 % DOW 46,346 ▲2.5 % NASDAQ 21,591 ▲3.83 % NAFTA 102.30 ▼0.56 % ARI 4,703 ▲3.2 %
EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967 EUR/USD 1.1467 EUR/GBP 0.8691 EUR/CHF 0.9172 EUR/ALL 96.0230 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4064 EUR/TRY 51.0038 EUR/JPY 183.15 EUR/CAD 1.5967
31 Mar 2026
Breaking
Kosova

Ish-kryediplomati suedez: Kosova mund ta ndalë anëtarësimin e Serbisë në BE

 

Në një shkrim autorial të botuar sot në portalin e Këshillit të Evropës për marrëdhënie ndërkombëtare, ecfr.eu, ish-ministri i Jashtëm suedez dhe njohjes i mirë i politikës në Ballkan, Carl Bildt, shkruan për strategjinë e BE-së për Zgjerim me vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ai përmend tri grupe shtetesh që sipas kësaj Strategjie do të anëtarësohen në BE duke filluar nga viti 2025.

Carl Bildt shkruan për problemin e demarkacionin ndërmjet Kosovës dhe Malit të Zi.

“Çuditërisht, demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi është kthyer gjithashtu në një problem madhor. Një marrëveshje është arritur midis Podgoricës dhe Prishtinës, duke ndjekur linjën e Kushtetutës së Jugosllavisë të vitit 1974, por nuk ka qenë e mundur të ratifikohet në Parlamentin e Kosovës për shkak të kundërshtimit të fortë”, shkruan ai.

Sipas tij, BE-ja ka vendosur kusht për udhëtimin pa viza të qytetarëve të Kosovës të varur edhe nga ratifikimi i kësaj marrëveshjeje, por deri më tani kjo nuk ka ndryshuar situatën.

“Megjithatë, më kritiket e të gjitha çështjeve të pazgjidhura kanë të bëjnë me marrëdhëniet midis Kosovës dhe Serbisë. Komisioni thotë se një “normalizim efektiv dhe gjithëpërfshirës i marrëdhënieve Beograd-Prishtinë është urgjent dhe kërkon një marrëveshje gjithëpërfshirëse dhe normalisht të detyrueshme për normalizimin”, si parakusht për Serbinë dhe Kosovën që të përparojnë në “shtigjet e tyre evropiane”.

Kjo nuk do të jetë e lehtë, shkruan Bildt.

“Mendimi politik në Serbi ende nuk është gati të pranojë njohjen formale të Kosovës si shtet i pavarur, duke kulmar me anëtarësimin në OKB, ndërkohë që opinioni publik në Kosovë nuk ka gjasa të pranojë asgjë më pak. BE vetë është e ndarë në këtë çështje, me pesë shtete anëtare që nuk e njohin pavarësinë e Kosovës”, vlerëson ai.

Bildt vlerëson se dialogu i BE-së midis Prishtinës dhe Beogradit duket se ka qenë i ngadalshëm viteve të fundit.

Zhvendosja drejt një marrëveshje gjithëpërfshirëse ka të ngjarë të kërkojë një nivel shumë më të lartë të angazhimit të BE-së sesa që është parë deri tani.

Ish shefi i diplomacisë evropiane përmend edhe ndikimin e Rusisë në Ballkan.

“Ndër të gjitha çështjet në tryezë, marrëveshje gjithëpërfshirëse ndërmjet Kosovës dhe Serbisë ka të ngjarë të jetë më e vështira. Duhet të shtohet se Rusia nuk ka gjasa të përmbahet nga shprehja e mbështetjes së saj për qëndrimin e serbëve në këtë çështje, duke e bërë kështu edhe më të vështirë këtë çështje”, thekson ai.

Nga dy shtetet e “përparuara”, Serbia është qartazi më e rëndësishmja, shkruan ai, transmeton lajmi.net.

“Duke hapur 12 nga 35 kapitujt në procesin e pranimit dhe duke mbyllur vetëm dy prej tyre. Por edhe më kërkues se ky proces është fakt se tani është vendosur një e drejtë e vetos nga Kroacia dhe Kosova për pranimin në BE të Serbisë”, vlerëson Bildt.

Sipas tij, duke zvarritur këmbët për çdo proces në kufirin e Danubit, Kroacia mund të ngadalësojë procesin dhe gjithashtu edhe Kosova mund ta bëjë të njëjtën gjë duke zvarritur bisedimet për marrëveshjen e normalizimit të marrëdhënieve me Serbinë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.