Bota

Ish-presidenti i Brazilit dënohet me 9 vite burg për korrupsion

Ish-presidenti brazilian, Luiz Inacio Lula Da Silva është akuzuar për korrupsion dhe është dënuar me nëntë vite e gjysmë burg.

Gjykatësi vendosi se mund të mbetet i lirë pas një apeli. Gjykatësi federal Sergio Moro tha se nuk urdhëroi arrestimin e menjëhershëm të Silvas sepse dënimi i një ish presidenti përbënte një çështje shumë serioze dhe fillimisht çështja duhet të trajtohej edhe nga një Gjykatë Apeli.

Lula ka mohuar pretendimet se ai ka marrë një apartament si ryshef në një skandal korrupsioni që lidhej me kompaninë shtetërore të naftës Petrobras.

Ish-presidenti tha se gjykimi është motivuar nga ana politike dhe ka mohuar cdo akuzë. Kjo është cështja e parë që gjykohet nga pesë akuzat kundër tij. Sipas ligjit brazilian Silva nuk do të lejohet më që të kandidojë për postin e presidentit.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button