Bota

Ish-presidenti Mubarak del para gjykatës

Ish presidenti egjiptian, Hosni Mubarak, mbërriti sot në mëngjes në gjykatë, e cila do të japë verdiktin mbi procesin për përfshirje në vrasjen e qindra manifestuesve gjatë revoltës së vitit 2011 që largoi nga pushteti Moubarak-un, sipas agjencisë zyrtare, “Mena”.

ee932-350x175“Mubaraku, 86 vjeç, u transportua me helikopter nga spitali ushtarak i Kajros, ku ai është i burgosur, në gjykatë, që është ngritur në një akademi të policisë”, theksoi “Mena”.

Ish-presidenti, i cili akuzohet se i ka dhënë urdhërin policisë të shtypë kryengritjen popullore të vitit 2011 ku vdiqën 846 persona, gjykohet bashkë me ishin ministrin e tij të Punëve të Brendshme, Habib al Adly, dhe gjashtë ish-përgjegjës të lartë të shërbimeve të sigurisë.

E njëjta gjykatë do të prononcohet gjithashtu në kuadrin e një dosje tjetër, një aferë korrupsioni që prek presidentin e rrëzuar dhe dy fëmijët e tij, Alaa et Gamal.

Verdikti duhej të jepej më 27 shtator por gyqtari e kishte shtyrë, duke shpjeguar se nuk kishte pasur mjaftueshëm kohë për të përfudnuar redaktimin raportin prej 2 000 faqeve të kësaj dosje.

Gjatë një procesi të parë, Mubaraku ishte dënuar në qershor 2012 me burgim të përjetshëm, por dënimi ishte anuluar për arsye teknike dhe çështja kaloi në rigjykim.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button