🌤️
Tiranë 15°C · Kryesisht kthjellët 09 April 2026
S&P 500 6,783 ▲2.51%
DOW 47,910 ▲2.85%
NASDAQ 22,635 ▲2.8%
NAFTA 97.33 ▲3.09%
ARI 4,751 ▼0.54%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
₿ CRYPTO
BTC $70,988 ▼ -0.85% ETH $2,182 ▼ -3.09% XRP $1.3319 ▼ -3.4% SOL $82.3400 ▼ -2.42%
S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.33 ▲3.09 % ARI 4,751 ▼0.54 % S&P 500 6,783 ▲2.51 % DOW 47,910 ▲2.85 % NASDAQ 22,635 ▲2.8 % NAFTA 97.33 ▲3.09 % ARI 4,751 ▼0.54 %
EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166 EUR/USD 1.1677 EUR/GBP 0.8702 EUR/CHF 0.9229 EUR/ALL 96.2337 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4003 EUR/TRY 51.9741 EUR/JPY 185.03 EUR/CAD 1.6166
09 Apr 2026
Breaking
Kronika

Ish-të burgosurit politikë, pas dialogut me qeverinë, ndërpresin grevën e urisë

greva1-466x350Ish- të burgosurit politikë kanë nderprere grevën e urisë në të gëdhirë të ditës së sotme, pas dialogut me përfaqësues të qeverisë. Per kete u nenshkrua nje marreveshje, ku qeveria pranon kërkesat e grevistëve dhe afatet e realizimit të tyre, duke marrë përsipër realizimin e të gjitha kërkesave që kishin shpallur grevistët.

Grevistët e urisë ishin ish-grevistët që bëne grevën në tetor 2012, ku u vetëdogjën disa persona dhe humbi jetën Lirak Bejko. Ish-të burgosurit politikë, prej datës 27 tetor kishin hynë në grevë urie dhe e vazhduan ate prej dhjetë ditësh për një sërë kërkesash ekonomike si, dëmshpërblimi i ish-të burgosurve politikë që janë gjallë brenda vitit, lëvrimi i dy kesteve të menjëhershme, rishikimi i dosjeve të patrajtuara deri më tani dhe punësimi i ish-të përndjekurve.

greva2Kryetari i grevës së urisë, Agron Talo, tha për ATSH-ne se “pas dhjetë ditësh në grevë urie, mbremë një përfaqësi nga qeveria mori përsipër të realizojë kërkesat tona dhe ramë dakort të nënshkruajme një marrëveshje që do ta finalizojmë sot. Pas këtij dialogu ne vendosëm të nderpresim grevën e urisë duke e konsideruar të suksesshme”, u shpreh Talo.

I pyetur për zhvillimn e grevës përsa i përket kushteve, ai u shpreh se “kemi patur monitorim 24 orë nga punonjësit e policisë dhe shërbimi shëndetësor. Fatmirësisht politika ka qenë larg, pasi greva jonë kishte të bënte me çeshtje ekonomike dhe që u finalizua me sukses”.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.