Tiranë 6°C · Pjesërisht vranët 29 March 2026
S&P 500 6,369 ▼1.67%
DOW 45,167 ▼1.73%
NASDAQ 20,948 ▼2.15%
NAFTA 99.64 ▲5.46%
ARI 4,524 ▲2.62%
💱 VALUTAT
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
₿ CRYPTO
BTC $66,402 ▼ -0.06% ETH $1,995 ▲ +0.13% XRP $1.3327 ▲ +0.44% SOL $82.0900 ▼ -0.93%
S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 % S&P 500 6,369 ▼1.67 % DOW 45,167 ▼1.73 % NASDAQ 20,948 ▼2.15 % NAFTA 99.64 ▲5.46 % ARI 4,524 ▲2.62 %
EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987 EUR/USD 1.1519 EUR/GBP 0.8672 EUR/CHF 0.9190 EUR/ALL 96.0279 EUR/MKD 61.6950 EUR/RSD 117.4256 EUR/TRY 51.2116 EUR/JPY 184.38 EUR/CAD 1.5987
29 Mar 2026
Breaking
Kronika e zeze

Ish-truproja plagos me thikë Florenc Hoxhën

Kreu i Inspektoriatit Urbanistik Vendor, Florenc Hoxha është plagosur me thikë mbrëmjen e sotme në ambientet e një lokali pranë banesës së tij në Farkë. Hoxha është transportuar menjëherë në qendrën spitalore “Nënë Tereza”, ku fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. 

Kreu i Inspektoriatit Urbanistik Vendor, Florenc Hoxha
Kreu i Inspektoriatit Urbanistik Vendor, Florenc Hoxha

Mësohet se ai është qëlluar dy herë me një thikë pranë një lokali nga ish-truproja e tij, Indrit Deliaj. Shkak për konfliktin mund të jetë bërë detyra e kryeinspektorit vendor ose problemet e pronësisë.

Uniformat blu kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur hetimet për zbardhjen e motiveve që shtynë autorin e ngjarjes t’i ngrente pritë kreut të INUV.

Pak muaj më parë, Prokuroria e Tiranës e ka akuzuar kreun e INUV për shpërdorim detyre në katër raste. Referuar hetimeve, në dy raste ai nuk ka vepruar me prishjen e objekteve pa leje, ndonëse ka pasur ankesa për to, në një rast ka prishur një objekt duke injoruar një vendim gjykate, ndërsa në një rast ka prishur një objekt që ishte në proces legalizimi.

Florenc Hoxha ka punuar më parë si oficer policie në sektorin e Krimit Ekonomik në disa rrethe dhe më pas në Tiranë gjatë vitit 2010 si shef i Komisariatit nr. 3 në Tiranë. Emri i tij u lakua gjatë protestës së 21 janarit, ku u akuzua si një prej drejtuesve të policisë të përfshirë në dhunën ndaj protestuesve. Pas zgjedhjeve të 8 majit 2011, kryebashkiaku Lulzim Basha e emëron kreun e Inspektoriatit Urbanistik të Tiranës, nën varësi të Bashkisë.

Komentet

Bëhu i pari që komenton!

Lini një Koment të Ri

Për t'u përgjigjur një komenti specifik, kliko butonin 💬 Përgjigju poshtë atij komenti.

🔒 Komenti juaj do të publikohet pas miratimit nga moderatori.