ISIS kërcënon: Do sulmojmë edhe ambasadën ruse në Tiranë
ISIS ka kërcënuar se nuk do të ndalet me sulmet kundër Rusisë.
Të përditshmet britanike, “Daily Mail” dhe “The Sun” shkruajnë se pas vrasjes se ambasadorit rus ne Ankara, organizata terroriste ka shpërndarë një listë të ambasadave në të gjithë botën ku ka qëllim të sulmojnë.
Mes tyre është edhe ambasada ruse në Tiranë.
Xhihadistët kane publikuar ne rrjetet sociale një skedë ne formatin PDF te adresave të konsullatave ruse rreth botës, ku mes tyre siç e shihni në foto, është edhe ambasada ruse në Shqipëri.
Agjencitë ruse të lajmeve kanë cituar Putinin t’u ketë thënë drejtuesve të sigurisë: “U kërkoj shërbimeve speciale të ndërmarrin masa shtesë për të siguruar sigurinë brenda dhe jashtë Rusisë, për të rritur sigurinë e institucioneve ruse dhe punonjësve rusë jashtë vendit”.
Presidenti ka kërkuar gjithashtu që, përmes kanaleve të partneritetit, të forcojnë punën e tyre falë bashkëpunimit me agjencitë e shërbimeve sekrete të vendeve të tjera.
Direktivat e tij kanë ardhur një ditë pas vrasjes së ambasadorit rus, Andrei Karlov, nga një polic turk, i cili është dëgjuar të thërriste “Allahu Akbar”, në atë që është përshkruar nga Kremlini si “një sulm terrorist”.